E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore, sekuestrohet automjeti i vjedhur ne Itali

VLORE- Policia e Vlorës bllokoi dhe sekuestroi një autoveturë që ishte vjedhur në Itali. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se, automjeti u bllokua në kuadrin e operacionit “Vjeshtë 2011” gjatë një aksioni të uniformave blu.

“Në kuadër të planit operacional “Vjeshta 2011” për gjetjen dhe bllokimin e automjeteve të vjedhur jashtë shtetit dhe të trafikuara më pas në Shqipëri, nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme është kapur automjeti tip AUDI A6 me targa CK 129 CH, i cili mbas verifikimeve të kryera ka rezultuar si i vjedhur jashtë shtetit në Itali në datë 24.08.2010”, saktësuan burimet e policisë. Në këto kushte, sipas tyre, u bë sekuestrimi i automjetit, ndërkohë që filloi procedimi penal në gjendje të lirë për pronarin e tij, shtetasin Qatip Hoxha, 45 vjeç, banor i qytetit të Vlorës.

Tre javë më parë, policia lokale bllokoi dhe sekuestroi një auoveturë luksoze që ishte vjedhur në Spanjë. Gjatë këtij viti, policia e Vlorës ka bllokuar dhe sekuestruar të paktën 17 autovetura të vjedhura në vende të ndryshme si, në Itali, Gjermani, Serbi, Bosnjë Hercegovinë etj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›