E Diel, 1 Nëntor 2026

28-Nentori, ditelindja e mevetesise shqiptare Ramiz Bojaj

28 Nentori i vitit 1443, ishte epiqendra e formesimit te mevetesise shqiptare, duke simbolizuar simbiozen e vetembrojtjes se qenies shqiptare, perballe pushtimeve te egra, spastrimeve dhe grabitjeve ekspansioniste nga te huajt. Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, per here te pare ne historine e ketij kombi ngriti Flamurin me shqiponjen dykrenore ne Kalane e Krujes, i cili valoi perplot 25 vjet me radhe duke ruajtur, po kaq vjet, lirine dhe identitetin nacional, etiken dhe etnine shqiptare. Nentori i dyte me 1912, (ngritja e flamurit te pavaresise se Shqiperise, (nga plaku Ismail Qemaili) shenoi themelet e Shqiperise e sotme (londineze), e cila mbushi plot 99-vjet jetesi, duke prezantuar anekend botes, identitetin autentik shqiptar. Flamuri kombetar shqiptar, nuk eshte vetem simbolike, por edhe frymezim zgjimi per lufte, liri dhe rezistence. Vecmas per shqiptaret te cilet padrejtesisht mbeten jashte shtetit ame, Shqiperise. Njezetetete nentori i 1912-es, sheroi nje plage shqiptare, (Pavaresia e Shqiperise), por la te hapura plage tjera te cilat kullonin ne zgjedhen e te huajve, serbo-sllave e greko-helene. Te mbledhur rreth Shqiperise ame (flamurit kombetar), shqiptaret gjeten gjithmone ngrohtesi dhe frymim per lufte, sakrifice dhe bashkim kombetar. Edhe pse Shqiperia e dergjur nen petkun e diktatures komuniste (gjysme shekulli monizem, duke anatemuar pjese te historise sone, por edhe figura te medha kombetare), shqiptaret nuk u ndalen kurre ne rrugen e lirise se plote. Me flamurin dykrenor te Skenderbeut e Ismail Qemailit, shqiptaret u bashkuan gjithmone rreth sofres se madhe kombetare, (rreth flamurit), duke ngritur shqiponjen tone, ne tere hapesiren shqiptare, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Cameri dhe kudo ne mergaten tone, duke proklamuar te vetmin mesazh: Shqiptaret u ndane ne kufij me gjemba, por askush s'mund te ve kufij ne shpirtin dhe zemren e tyre te madhe. Flamuri kombetar i Ismail Qemailit, mbeshtolli dekada me radhe heronjte e Kosoves, te cilet, po per kete flamur u vrane, u burgosen dhe u internuan ne kazamatet sllave e greke. Po ky flamur, bashkoi dhe rreshtoi ushtaret e lirise se Kosoves, UCK, te cilet e mbajten te palekundur, deri ne fitoren e madhe te vitit, 1999. Epoke kjo qe sheon edhe fundin e pushtimit serb ne kete ane te Arberise (Dardanise), te quajtur Republika e Kosoves. Kosova pas shpalljes se pavaresise me 17 shkurt 2008, prezantoi flamurin e vet shteteror, pa ngjyrime kombetare, por flamuri kombetar (shqiponja dykrenore), mbetet gjithmone i pazevendesueshem dhe i palekundur, ne mendjen, shpirtin dhe ne identitetin shqiptar te Kosoves. Flamuri kombetar, mbetet i lidhur misherisht me rrugen dhe mbrojtjen e etnitetit tone kombetar, ne vite dekada e shekuj. Dhe si i tille do te jetoje gjithmone, aq sa do te jetojne shqiptaret. "Flamuri permbledh kujtimet e shkuara te nje kombi dhe nje gjuhe te pashkruar qe mund ta kuptoj syri dhe zemra e cdo njeriu. Nuk jane kujtime goditjesh kunder fqinjeve, nuk jane kujtime lakmish dhe rrembimesh: jane kujtime vetembrojtjeje me mundime te palodhura dhe me trimeri te gjata e te forta qe kane lene gjurme tek te gjithe popujt r qyteteruar. Nga kjo pikepamje mund te mburremi se Flamuri yne, sic eshte nje nga me te vjetrit e botes, eshte dhe nje nga me te drejtet", Faik Konica.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›