E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiddink plotësisht i kënaqur nga Drogba

Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, është i ngazëllyer me arritjet e sulmuesit Didier Drogba. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë vazhdoi formën e shkëlqyer të mesjavës, kur shënoi golin e fitores kundër Portsmouth, duke qenë protagonist edhe në fitoren e djeshme të Kupës FA, kundër Coventry Cityt. "Që nga dita e parë që e kam parë, ai ka qenë një djalosh i cili punon shumë. Nuk dua të gjykoj çfarë ka ndodhur më herët. Nuk më duhet ta stimuloj, por ai ka zhvilluar stërvitje shtesë dhe po shpaguhet", ka thënë Hiddink.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›