E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundimi i ndeshjes Lilë-Lion kthehet në tragjedi

Ndeshja e futbollit mes Lilës dhe Lionit është zhndërruar në një tragjedi. Dy tifozë të Lilës mbetën të vdekur nga përplasja me një tren, ndërsa 11 të tjerë mbetën të plagosur. Tifozët ishin duke u kthyer nga periferia e Parisit, pas përfundimit të ndeshjes në stadiumin "Saint Denis". Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 23:30. Skuadrat e shpëtimit nuk japin shumë detaje rreth ngjarjes, por mësohet se mes viktimave ndodhen edhe fëmijë. Të vdekurit mësohet se i përkisnin të njëjtës familje. Në vendin e aksidentit u mobilizuan 76 zjarrfikës dhe 24 automjete të ardhur nga 12 qendra ndihme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›