Krijimi i Gjykates Administrative, 34 organizata biznesi peticion
Perfaqesues te komunitetit te biznesit dhe te shoqerise civile ne Elbasan, bashkuan nenshkrimet e tyre ne peticionin drejtuar Parlamentit shqiptar, ku kerkohet miratimi pa vonese i ligjit per Gjykatat Administrative, ne mbeshtetje te perpjekjeve qe po behen per kete qellim nga nje koalicion i perbere nga 34 shoqata te biznesit shqiptar dhe te shoqerise civile. Ky koalicion ne perkrahje te Gjykatave Administrative, po organizon nje numer tryezash te rrumbullaketa me te gjithe aktoret e interesuar, per t'i informuar ata mbi projektligjin qe do te beje te mundur ngritjen e ketyre Gjykatave, si dhe per t'i angazhuar ata ne mbeshtetje te miratimit te tij sa me shpejte. Ne tryezen e rrumbullaket te organizuar ne Elbasan, me mbeshtetjen e Programit Prag te Korporates se Sfides se Mijevjecarit per Shqiperine iI (MCCA2), nje marreveshje dyvjecare mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes e financuar nga Korporata e Sfides se Mijevjecarit (MCC) dhe e administruar nga USAID, u vu ne dukje se sistemi i Gjykatave Administrative do te jete nje mekanizem i efektshem per te mbrojtur te drejtat dhe interesat ligjore te te gjithe qytetareve, lidhur me ceshtjet administrative qe kane te bejne nder te tjera dhe me punesimin ne institucionet shteterore, prokurimet publike, tatimet, doganat, pensionet, regjistrimin dhe licencimin e biznesit, regjistrimin e pasurive te patundshme, apo dhe kthimin e kompensimin e pronave. Nder risite e projektligjit, i cili eshte pergatitur me ndihmen e eksperteve nga Bashkimi Evropian, perfshin gati te gjitha rekomandimet e bera nga ekspertet e qeverise, te opozites dhe nga eksperte te huaj. Gjykimi i ceshtjeve nga nje mesatare ekzistuese prej 130 ditesh ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne nje maksimum prej 60 ditesh; shkurton ne 10 dite kohen per ekzekutimin e vendimeve te Gjykatave Administrative.