E Diel, 1 Nëntor 2026

Kredia me probleme, bankat shtregojne huadhenien

Ne muajin shtator, portofoli i kredise per ekonomine eshte rritur me ritme me te uleta krahasuar me muajt e meparshem. Sipas Bankes se Shqiperise, ritmi vjetor i rritjes se kredise zbriti ne nivelin 13.2 per qind. Ngadalesimi i kredise eshte thuajse teresisht pasoje e tkurrjes se kredise ne valute, nderkohe qe kredia ne leke u rrit me 31 per qind ne terma vjetore. Pjesa me e madhe e kredise se re, rreth 85 per qind e saj, eshte thithur nga bizneset dhe ka shkuar kryesisht per te mbuluar nevojat per likuiditet, ndersa kredia per investime afatgjata paraqitet e reduktuar. Gjithashtu, rritja e portofolit te kredise per individe eshte zvogeluar, kryesisht si pasoje e tkurrjes se kredise per konsum. Kredia per shtepi dhene individeve vazhdon te ruaje ritme rritjeje pozitive, duke mbetur ne nivelin 5 per qind ne terma vjetore. Ndermjetesimi i kredise se brendshme teresisht ne leke, ka rritur nevojen e pranise se Bankes se Shqiperise ne injektimin e likuiditetit. Nevojat per likuiditet ne sistemin bankar jane plotesuar nga operacionet ne treg te hapur te Bankes se Shqiperise, duke ruajtur nje strukture te pershtatshme kohore te ketij injektimi. Normat afatshkurtra te interesit ne tregun nderbankar, kane reflektuar uljen e kostos huamarrese nga banka qendrore dhe kane qene te qendrueshme. Me tej, tregu primar ka deshmuar per nje reagim te agjenteve ne vendosjen e cmimit te huadhenies duke reduktuar yield-in e bonove te thesarit


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›