E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abazaj: Sistemi shendetesor ne udhekryq

Sonila Isaku

Sistemi shendetesor sot ka shume probleme per vete faktin se mungon buxheti, ka nevoje per mjeke specialiste dhe te kualifikuar, si dhe nje sere problemesh te cilat denoncohen shpesh nga pacientet, ne dyert e "Urdhrit te Mjekut". Ky ka qene vleresimi qe i ka bere presidenti i "Urdhrit te Mjekut", Din Abazaj sistemit shendetesor ne vendin tone, gjate organizimit te Konferences se Katert Kombetare te Cilesise, Sigurise dhe Akreditimit te Institucioneve Shendetesore.

Sistemi

Presidenti i "Urdhrit te Mjekut", Din Abazaj, deklaron se sistemi shendetesor shqiptar edhe pse eshte ne rrugen e reformimit te tij, eshte ende ne udhekryq dhe ka mjaft probleme, te cilat duhet te merren ne konsiderate nga strukturat perkatese. Sipas tij, ende ka probleme me buxhetin qe i eshte lene shendetesise, e nga ana tjeter shqetesues eshte fakti i mungeses se specialisteve. Sipas Abazajt, sistemi eshte ne kolaps per sa kohe si pacientet dhe mjeket shprehin pakenaqesi per sherbimin, mungesen ilaceve, ryshfetin dhe pagat e uleta. "Calon buxheti, calon organizimi kryesisht, calojne drejtuesit e afte ne sektorin e shendetesise, calon kerkesa e llogarise sipas hierarkise, pra, jane shume gjera qe mungojne",-thote Din Abazaj, president i "Urdhrit te Mjekut". Ky i fundit i referohet QSUT-se, nga ku eshte edhe numri me i madh i ankesave te rezervuara ne institucionin qe ai drejton. Sipas tij, Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza" ne Tirane, e cila pret me qindra paciente cdo dite, pavaresisht se flitet cdo dite per investime thote ai, ne spitalet tona pacientet denoncojne probleme nga me te ndryshmet, duke filluar qe nga kushtet qe ju ofrojne, te cilat ende lene per te deshiruar.

Buxheti

Presidenti i "Urdhrit te Mjekut" Din Abazaj por edhe ministri i Shendetesise, kane folur per parate qe jepen per shendetesine. Ndersa per presidentin e urdhrit te mjekut ato jane te pamjaftueshme, per Ministrin e Shendetesise ato nuk jane administruar mire deri me tani. Ne fjalen e tij, ministri Petrit Vasili, tha se permiresimi i cilesise ne shendetesi eshte ne nje faze te re, por sipas tij cilesia e dobet e deritanishme ka bere qe te shpenzohen shume para. "Kemi nje sinkron ndermjet asaj qe investojme dhe asaj qe duhet te investojme, dhe brenda spitaleve tona ne drejtim te menyres se funksionimit te tyre. Kjo ne menyre qe strukturat tona, gjithnje e me shume te jene te krahasueshme me ato rreth nesh e me gjere, si dhe te jene te karakterit bashkekohor",-theksoi Vasili. Sipas tij duhet te qe njekohesisht te luftohet permes standardeve dhe protokolleve, qe te perfitohet nje staf qe punon me mentalitetin e ri. Nderkohe presidenti i "Urdhrit te Mjekut" ka pohuar se ka plote denoncime, te cilet vijne qe nga kushtet ne spitale dhe deri tek mjeket te cilet hera-heres perballen me situata te veshtira. "Denoncime kemi plot, por sistemin nuk jemi ne qe e rregullojme praktikisht. Sistemi rregullohet atehere kur qeveria ta kete shendetesine, prioritetin e saj te pare. Sot, pacienti shkon ne spital, eshte i detyruar te shkoje me carcafet e tij, nuk gjen ushqimin e duhur, ujin e ngrohte, banjat per te cilat kane nevoje, banjat jane kolektive, nuk gjen qetesine fizike", vijoi Abazaj. Sipas tij, duke pare gjithe keto pengesa dhe arsye sistemi shendetesor nuk behet funksional dhe nuk i pergjigjet kerkesave te pacientit. Per te tashme nuk duhet qe drejtuesit e shendetesise te bazohen ne teori, por vetem te zbatojne projekte konkrete.

Problemet

Buxheti i ulet i shendetesise

Mungesa e specialisteve

Pakenaqesi e mjekeve dhe pacienteve

Sherbim jocilesor

Mungese te ilaceve

Ryshfete per stafin mjekesor

Paga te uleta per bluzat e bardha


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›