E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet ne qarkullim kartmonedha 2 mijë lekëshe

Banka e Shqipërisë hodhi dje në qarkullim kartëmonedhën e re me vlerë nominale 2000 lekë.

 E gjithë sasia e kartëmonedhave të rishtypura, të prerjes 2000 lekë, është e pajisur me elementet më moderne të sigurisë, por nga ana tjetër plotëson një boshllëk të madh midis dy prerjeve ekzistuese, me vlerën nominale më të madhe që janë 1000 lekë e 5000 lekë.

Kartëmonedha ka si tematikë periudhën ilire dhe si përfaqësues është zgjedhur mbreti Gent,(v.181 Para  Krishtit), portreti i të cilit është vendosur në pamjen e përparme të kartëmonedhës. Në pjesën e pasme, është vendosur pamja e amfiteatrit të Butrintit dhe lulja Gentiana.

Periudha ilire nuk ka qenë e përfaqësuar deri tani në serinë e kartëmonedhave shqiptare. Si figurë u përzgjodh Mbreti Genti, pasi ky i fundit njihet nga historia si prerësi i monedhës së përbashkët për të gjitha qytetet ilire të kohës dhe si zbuluesi i vetive kuruese të bimës Gentiana, emri i së cilës vjen pikërisht nga emri i tij.

Nga pamja, kartëmonedha e prerjes 2000 lekë, ka ruajtur të njëjtin koncept me kartëmonedhat e serisë që janë aktualisht në qarkullim, duke u bërë në mënyrë të natyrshme pjesë përbërëse e saj.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›