Festat, policia operacion, spastron tregun informal
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shoqëruar në qelitë e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, gjashtë tregtarë celularësh. Fenomeni i tregtimit në të zezë i aparateve celulare në sheshin para Bankës së Shqipërisë ka qenë gjithmonë shqetësues
TIRANE-Në prag të festave të fundvitit, policia e kryeqytetit ka ndërmarrë një aksion duke pastruar sheshin “Skënderbej” nga tregtarët që punojnë në të zezë. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shoqëruar në qelitë e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, gjashtë tregtarë celularësh. Burime nga policia thanë se tregtarëve iu janë sekuestruar dhjetëra celularë, konkretisht; Bashkim M., iu sekuestruan 31 copë telefona celularë; Skënder Gj., 39 celularë; Ermir K., 35 celularë; Bashkim G., 34 celularë; Petrit T., 17 celularë dhe 31 copë bateri telefonash dhe 9 karta memorie; ndërsa Fatjon T. iu sekuestruan 47 telefona celularë. Fenomeni i tregtimit në të zezë i aparateve celulare në sheshin para Bankës së Shqipërisë ka qenë gjithmonë shqetësues. Policia ka ndërmarrë aksione të ndryshme për t’i larguar tregtarët prej andej, por pa mundur t’ia dalë dot. Sapo kanë lënë qelitë, ata i janë rikthyer “zanatit” të vjetër, pasi e kanë të vetmen mundësi për të mbajtur familjet e tyre me bukën e gojës. Policia deklaroi se aksioni për largimin e tregtarëve në të zezë nga qendra e Tiranës do të vazhdojë.
(d.b/BalkanWeb)