E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet nga kati i katërt, vdes 53- vjeçari

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në qyetin e Elbasanit.

Fatmir Hoti, 53 vjeç i ka  dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 maji, ndërsa 53-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë çuar viktimën drejt këtij akti.

Mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›