E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Duhet më shumë demokraci brenda partive

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, shprehet se ndryshimet kushtetuese duhet të prodhojnë më shumë demokraci edhe brenda vetë partive politike.Në një intervistë për gazetën Panorama ai flet edhe për raportin e Misionit të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 8 majit si dhe debatin brenda PS-së lidhur me kursin e ri që do të nisë në shtator.
Zoti Malaj, tri ditë më parë, misioni i OSBE/ODIHR-it publikoi raportin përfundimtar për zgjedhjet e 8 majit. Si do ta cilësonit ju këtë raport, i cili, si edhe më parë, është lexuar në mënyra të ndryshme nga të dyja palët?
Ky raport duhet vlerësuar për analizat e tij lidhur me problematikën e disa zgjedhjeve në vendin tonë. Raporti duhet respektuar në implementimin e rekomandimeve të tij për daljen nga kriza politike. Pritej që raporti të ngjallte diskutime të gjata, sidomos për vlerësimin e zgjedhjeve. Kredibiliteti i institucioneve që e kanë përgatitur këtë raport i jep atij një peshë të rëndësishme në vlerësimet e pritshme që do ti bëhen vendit tonë për statusin e vendit kandidat. Raporti thekson se ka ndërhyrje të tepruara nga partitë politike gjatë procesit zgjedhor, duke shtuar trysninë politike mbi organet vendimmarrëse të zgjedhjeve. Këto organe duhet të punojnë dhe të vendosin larg presionit politik. Para zgjedhjeve parlamentare të 2013-s, KQZ dhe Kolegji Zgjedhor do të duhet të ndryshojnë.
Raporti, që në hyrje të tij, shprehet se zgjedhjet ishin transparente dhe konkurruese. Mendoni se kjo fjali e thënë nga ndërkombëtarët bie ndesh me pretendimet tremujore të Partisë Socialiste për manipulimin e zgjedhjeve, veçanërisht në Tiranë?
Është e vërtetë që zgjedhjet në Tiranë janë pika më e dobët e zgjedhjeve vendore 2011. Pas rritjes së transparencës së proceseve zgjedhore, pas aksesit dhe influencës në rritje të media vizive dhe të shkruara, votuesit tanë kanë më shumë mundësi të drejtpërdrejta të vlerësojnë gjithë procesin dhe fituesit. Raporti thekson se vendimet e gjykatave duhet të respektohen edhe pse në vendimmarrjet e tyre ka vend për interpretime. Respektimi i vendimeve të institucioneve mbetet një kusht i domosdoshëm për respektimin e shtetit të së drejtës.
Partia Socialiste e vlerësoi raportin si një konfirmim të pretendimeve të saj për këto zgjedhje. Kryetari Rama u shpreh se me këtë KQZ dhe këtë Kolegj nuk mund të ketë më zgjedhje, teksa foli sërish për nisjen e një kursi të ri në shtator. Si do ta vlerësonit ju këtë qëndrim të opozitës në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar?
Dalja e raportit duhet ti shërbejë PS për të qartësuar objektivat dhe taktikat e saj politike në raport me sfidat e vendit dhe fitoren e zgjedhjeve  parlamentare 2013. Si zakonisht, debatet për gotën gjysmëplot dhe gjysmëbosh do të dominojnë median, por partitë politike, pa vonesë, duhet të fillojnë diskutimin rreth rekomandimeve. Nuk duhet të përsëritet gabimi më mosrespektimin e rekomandimeve për problematikën e zgjedhjeve të vitit 2009. Implementimi rekomandimeve të fundit do të kërkojë ndryshime ligjore, të cilat opozita duhet ti diskutojë në Parlament. Kjo nuk do të thotë që PS-së, pasi i kanë vjedhur dy herë votat, ka ulur kokën dhe po kthehet në Parlament. Kjo nuk do të thotë se kthimi i PS në Parlament e bën PD-në fituese morale të zgjedhjeve vendore. Në tetor vendi do të marrë vlerësimin për statusin e vendit kandidat të BE-së, ku nota përfundimtare do të jetë për qeverinë dhe qeverisjen e vendit.
Si do të ndikojë vlerësimi i zgjedhjeve vendore në aplikimin për statusin e vendit kandidat?
Raporti OSBE/ODHIR-it vlerëson me notë kaluese standardet e zgjedhjeve vendore. Pas kësaj, bojkoti  i Parlamentit do të konsiderohet pengesa kryesore e ecjes së vendit në procesin e integrimit. Jo vetëm për mua, si qytetar dhe deputet i vendit tim, kjo nuk është e vërtetë. Vendi ka probleme të rënda të krizës institucionale. Vendi ka probleme të mprehta me keqpërdorimin partiak të administratës publike, me pavarësinë reale dhe korrupsionin e Gjyqësorit. Vendi ka probleme kritike me të drejtën e pronës dhe korrupsionin me pronat. Korrupsioni në shërbimet publike ka përhapje epidemike. Vendi ka probleme ekonomike të shumta, që dëmtojnë zhvillimet e ardhshme ekonomike nga kapja e shtetit në dhënien me koncesion të pasurive tona natyrore dhe keqadministrimin e financave publike. Përqendrimi abuziv i pushtetit dhe pasurisë po cenon ndjeshëm kohezionin dhe solidaritetin social. Të gjitha këto probleme dhe sfida jo të lehta spostohen si shqetësimet tona prioritare për shkak të krizës së tejzgjatur politike. Ndaj, rekomandimet duhet të analizohen në raport me reduktimin e rrënjëve të krizave tona politike. Ato mund të mos jenë të vetmet, mund të plotësohen. Këto rekomandime duhen parë si pjesë integrale e reformave më të plota. Por, në asnjë rast diskutimi, miratimi dhe implementimi i tyre nuk duhet të spostohen në kohë dhe të dëmtohen në thelb nga grindjet dhe krizat politike. Mundësia për një zgjidhje për të dalë nga kriza e tejzgjatur politike nuk duhet monopolizuar nga asnjë prej kryetarëve të partive politike.
Kundër asaj që ka deklaruar Rama, se protestat nuk i bën opozita, por populli, ka pasur edhe zëra radikalë, si Erion Braçe, të cilët flasin për një qëndrim më të ashpër të opozitës si në rrugë, ashtu dhe në Parlament. Drejt cilit krah duhet të shkojë PS-ja sipas mendimit tuaj?
Duhet të qartësojmë diferencën midis qëndrimit konsekuent në mbrojtje të votës dhe radikalizimit të PS-së, deri në shndërrimin e opozitës më të madhe të vendit në parti jashtë institucioneve.  Askush në lidershipin politik të PS-së nuk mund, për asnjë arsye, të marrë flamurin se po mban nën kontroll radikalizimin e anëtarësisë së PS-së. Por, të gjithë ne, me përgjegjësi maksimale, duhet të rrisim efikasitetin e opozitës shqiptare, të rrisim ndërgjegjësimin e opinionit publik për demokraturën në të cilën qeveriset vendi ynë. Partia Socialiste, që nga krijimi i saj, nuk ka pasur as në programin e saj politik, as në programin e saj qeverisës, as në strukturat e saj organizative, as në anëtarësinë dhe mbështetësit e saj, element ideologjik radikal apo strategji fituese, mbështetur në politika dhe veprime radikale. Kohët e fundit janë shfaqur disa mentalitete dhe veprime radikalizuese. Ato kanë dëmtuar efikasitetin politik të PS si opozita më e madhe e vendit dhe kanë fshehur dështimet reale të qeverisë Berisha. Asnjë tendencë radikalizuese nuk duhet të dominojë zhvillimet e ardhshme politike në PS. Shpresa dhe jo frika duhet të jetë aleatja jonë e fitores.
Dalja nga vija zyrtare e partisë e disa prej deputetëve, siç jeni ju, Islami dhe Harasani, nuk është pëlqyer nga pjesa tjetër, e cila ka arritur deri aty sa të flasë edhe për përjashtimin nga Grupi Parlamentar. Cili është qëndrimi juaj?
Rritja e disa zërave për radikalizim dhe tendenca për të humbur kohë në debate të brendshme dhe me aleatët tanë se kush është realisht për kontribute pozitive ndaj vendit të tij dhe PS-së, dhe kush është për radikalizimin si e vetmja strategji e fitores, do ti humbasë PS-së shumë energji të domosdoshme për fitoren. PS duhet të plotësojë misionin e saj politik si partia më e madhe opozitare në Parlamentin e vendit të saj.
Në shtypin e ditës, deputetët që kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër janë vlerësuar si të vjetrit, që kërkojnë të ikë i vjetri. A ka lidhje kjo me turin që keni nisur ju prej disa javësh në rrethe?
Duke ndjekur nga afër shkrimet dhe debatet politike rreth këtyre takimeve, falënderoj të gjithë analistët dhe kolegët deputetë. Askush prej gazetarëve nuk duhet paragjykuar për analizat dhe qëndrimet individuale. Ndërsa, nëse flasim për median si pushtet i katërt, kjo ka të bëjë me misionin e

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›