E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhbllokohen lejet dhe shmangen aferat korruptive

21-08-2011 / Gazeta 55

Bashkia e Tiranës, “One Stop Shop” për lejet e ndërtimit – Ndërtuesit mbështesin projekt-idenë

Ndërtuesit shprehen optimistë për hapjen e zyrës “One Stop Shop”, për lejet e ndërtimit. Nënkryetari i shoqatës thotë se kjo nismë duhet të shoqërohet dhe me miratimin e ndryshimeve ligjore për mënyrën e re të miratimit të lejeve. “Duhet të kemi disa momente për të përcaktuar në këtë nismë, e cila në vetvete është shumë pozitive dhe besoj se do i vlejë, sidomos kryeqytetit. Ligji i ri i Urbanistikës, një pjesë e të cilit hyn në fuqi në shtator, do të thotë që kompetencat për dhënien e lejeve të ndërtimit do t’i kenë tashmë bashkitë dhe komunat. Kanë pushuar se ekzistuarit këshillat e rregullimit të territorit”- thotë Ilir Hebovija. Ndërtuesit prej vitesh kërkojnë që Tirana dhe qytetet e tjera të kenë planet rregulluese. Mungesa e këtyre strategji të qarta të ndërtimi ka bllokuar një prej sektorëve të rëndësishëm në Shqipëri. “Ligji tashmë e ka të përcaktuar në mënyrë taksative që duhet të jetë i miratuar plani rregullues për të filluar dhënien e lejeve të ndërtimit. Nuk do të jepen më leje me parcela të vogla, por do të jepen leje, të paktën sipas ligjit, me plane të rregulluara, me hapësira të mëdha, që do të thotë nuk do të ndërtohet më një pallat i vetëm, por një zonë urbane, e studiuar mirë që ka hapësirën e nevojshme për të krijuar një aktivitet normal të qytetarëve që do të banojnë aty”- theksoi ai. Prej gati katër vitesh asnjë leje ndërtimi nuk është dhënë nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës. Ky bllokimi solli zhvendosjen e ndërtimeve të reja në komunar përreth kryeqytetit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›