E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipokrizia, Edvini kujtohet për grevën e minatorëve atëherë kur ajo është mbyllur

21-08-2011 / Gazeta 55

Hipokrizi! Vetëm kjo fjalë i shkon për shtat reagimit të djeshëm të lidershipit të selisë rozë, Edi Rama, lidhur me grevën e urisë së 14 minatorëve të Bulqizës. Hipokrizi për disa arsye, njëra më e rëndësishme se tjetra. E para, minatorët ishin në grevë urie për 27 ditë me radhë, por nga ngrehina socialiste s’iu dëgjua zëri kujt, përveç disa palo-shkrimeve të deputetit Ahmetaj. Edi Rama, kryetari i opozitës dhe i presupozuari oponenti i pushtetit, s’ishte këtu, pra ai s’e ka kryer detyrën. Së dyti, Edi Rama flet si “kofini pas të vjelit”. Editoriali i tij është sa qesharak aq edhe i papërshtatshëm për vetë karakteristikat e situatës. “Dëshpërimin” dhe “zemëratën”, të gjitha këto maskime dhe justifikime banale, vijnë atëherë kur minatorët kanë pezulluar grevën e urisë si dhe janë në fazë normale negocimi me kompaninë që i ka pajtuar në punë. Sigurisht që, për këtë vetë-përfshirje të Ramës në këtë situatë pa situatë, mund të ketë diskutime dhe opinione nga më të ndryshmet, por primare mbetet pyetja e madhe se, ku ishte Edi Rama dje, pardje apo para një jave, kur minatorët kërcënonin edhe me vetëflijim? Pse ai tenton të krijojë përshtatshmërinë atëherë kur grevistët-minatorë lanë ambientet e ftohta të minierës, për marrë mjekimin e duhur shëndetësor si dhe për t’u kthyer më pas, pranë familjeve të tyre?
Editoriali i Ramës, i dyti brenda javës, përsëri ka surprizuar Erjon Braçen, deputetin kritik, i cili edhe këtë herë e akuzon Ramën se flet dhe vetëm flet, por asgjë nuk thotë. Braçe thotë shprehimisht në profilin e tij zyrtar në Facebook se “dy çështje duan përgjigje: e para-cila do jetë marrëdhënie jonë me pasurinë publike; e dyta-cili do jetë qëndrimi ynë ndaj marrëveshjeve koncesionare korruptive dhe të faktuara si të dështuara”- thotë Braçe, ndërsa shton se PS vazhdon të rrijë, duke nënkuptuar pasivitetin politik të opozitës së Partisë Socialiste, me bojkotimin e Kuvendit.   

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›