Hidhet sot shorti për Kupën e Konferderatave
Pretoria (Start)- Hidhet sot shorti për grupet e Kupës së Konfederatave, e cila do të zhvillohet nga data 14-18 qershor 2009. Në këtë veprimtari që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut do të marrin pjesë 8 ekipe nga të gjitha kontinentet.
Pjesëmarrës do të jenë të gjitha skuadrat kampione të kontinenteve, Italia si kampione e botës, dhe Afrika e Jugut si vendi organizator.
Përfaqësueset do të ndahen në 2 grupe me nga katër ekipe, ku dy të parat do të luajnë në gjysmëfinale. Ekipet pjesëmarrëse janë: Italia, Afrika e Jugut, Spanja, Brazili, SHBA, Egjipti, Iraku dhe Zelanda e Re.
Italia do të marrë pjesë për herë të parë, pjesëmarrëse si kampione e botës. Afrika e Jugut si vendi organizator, Spanja kampione e Europës, Brazili i Amerikës Latine. SHBA do të marrë pjesë si kampione e Amerikës së Veriut dhe Qendrore. Egjipti si i Afrikës, dhe Iraku si kampion i Azisë.
Skuadrat e të njëjtit kontinent, si Italia me Spanjën, dhe Afrika e Jugut me Egjiptin, nuk mund të bien në të njëjtin grup. Ky pritet të jetë si një minikampionat botëror, ku skuadrat do të testojnë veten e tyre përpara botërorit.