E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëpunim ushtarak BE-Bashkimi Afrikan

Bruksel (start)Bashkimi Evropian dhe Bashkimi Afrikan kanë nisur sot një program bashkëpunimi midis tyre, i cili do të fokusohet kryësisht në fushën ushtarake, ku synohet forcimi i paqes dhe sigurisë në Afrikë . Programi i ri që do të zgjasë dy vjet parashikon vlerësimin e kapaciteteve dhe procedurave për angazhimimin e forcave afrikane në pritje të një operacioni shumëdimensional.

''Kemi nisur një marëveshje me Afrikën për çështjen e pjesëmarrjes dhe administrimit në programin e paqes në Afrikë'', deklaroi sekretari francez i Mbrojtjes, Jean-Marie Bockel.

''Pas këtij procesi urojmë të forcojmë kapacitetet afrikane për ruajtjen e paqes dhe stërvitjen në terren të forcave ushtarake afrikane'', shtoi ai.''Është diçka e mirë që Afrika po bashkëpunon me Europën dhe aq më tepër me Francën gjë që ndihmon në evitimin e neokolonializmit'', theksoi Bockel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›