E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrihet ish-trajneri i Brazilit nga tifozët e Palmeirasit

San Paolo (Start)- Një episod i paprecedentë ka ndodhur me ish-trajnerin e Brazilit, Venderli Luksemburgo, në aeroportin e San Paolos. Tifozët e Palmeirasit kanë goditur teknikun Luksemburgo për shkak të rezultateve jo të mira të skuadrës së tyre. Akti i dhunshëm erdhi menjëherë pas humbjes me Flamengon 2-5.

Sipas të dhënave spitalore ku qëndron i shtruar ish-tekniku i Brazilit, dëmtimet e tij janë të shumta, si fraktura në dorë dhe në fytyrë, por megjithëkëto, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas njoftimeve të fundit, në shenjestrën e tifozëve “të veçantë” ndodhen edhe drejtuesit më të lartë të ekipit të Palmeirasit. Drejtori sportive i klubit ka njoftuar se kohët e fundit ka marrë disa telefonata kërcënuese.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›