E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidi e Bulku admirohen per "Champions"

Dinamo nuk i ndahet disa lojtareve kuqezi, te cilet jane deklaruar te lire gjate merkatos se veres. Skuadra kryeqytetase kerkon portierin Hidi, si dhe mesfushorin Bulku. Te dy lojtaret nuk deshirojne qe te vijojne me tej ne Ukraine, ku jane aktivizuar gjate sezoneve te fundit. Dy futbollistet titullare te formacionit kuqezi shihen si perforcimet me te mira te kontingjenti te 18 here kampioneve te Shqiperise. Blute synojne qe ne "Champions" te realizojne nje paraqitje sa me dinjitoze. Por pervec ndonje oferte me te mire qe lojtaret mund te marrin nga skuadra te tjera te huaja, Dinamo duhet te fitoje edhe nje beteje te dyte ne merkaton e veres, per te pronesuar dyshen e futbollisteve, Hidi e Bulku. Dy lojtaret, te cilet kane qene pjese e Tiranes ne te kaluaren, deshirojne qe te rikthehen dhe te luajne tek e njejta skuader, por oferta me e mire mes dy ekipeve kryeqytetase pritet te vendose ne fund per destinacionin e secilit prej tyre. Presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj deklaroi se ekipi do te forcohet me elemente te tjere dhe ka si synim kalimin e te pakten nje turi, ne "Champions"
Kapiteni brazilian thote se lojtaret e rinj deshirojne te shpallen medoemos kampione
Lucio: Brazili, me i uritur se kurre para finaleve te Boterorit
Mbrojtesi brazilian Lucio thote se ekipi i tij synon te fitoje Kupen e Botes dhe kjo eshte nje deshire e madhe e lojtareve braziliane, madje me e forte se kurre ndonjehere me pare. Disa nga bastexhinjte i kane rreshtuar pese here fituesit e ketij turneu ne favoritet kryesore, per te triumfuar ne fund te boterorit te Afrikes. Futbollisti i Interit Lucio do te jete kapiteni i skuadres se tij, ne finalet e Kupes se Botes "Afrika e Jugut 2010". Lucio, 32 vjec, ka arritur qe te fitoje nje here me pare titullin boteror, ne finalet e Japonise dhe te Afrikes se Jugut, ne vitin 2002. Trajneri Dunga ka perfshire disa lojtare me eksperience, qe prej suksesit qe arriti tete vite me pare ekipi i Luiz Filipe Skolarit. Por Lucio beson se numri i larte i futbollisteve braziliane do te kerkojne qe te shijojne per here te pare suksesin me te larte ne rang boteror dhe me kete rast ata do te bejne te pamunduren qe t'ia dalin mbane. - "Ne kemi nje grup te forte, qe do te shkoje ne boteror me pretendime teper te larta," - theksoi Lucio per "Guardian", ne nje prononcim te fundit. - "Pjesa kryesore e lojtareve nuk e kane fituar asnjehere kete kompeticion, keshtu qe presupozoj se ata jane me te uritur se kurre me pare, per te fituar finalet e Kupes se Botes." Lucio flet edhe ne lidhje me stilin e lojes se ekipit brazilian. Pavaresisht se skuadra braziliane eshte rreshtuar si favorite kryesore per te fituar Kupen e Botes, trajneri Dunga i cili ka mundur te fitoje finalet e Kupes se Botes "USA 94", ka marre disa kritika ne lidhje me zgjedhjet e tij. Jane lene jashte formacionit futbolliste si Ronaldinjo dhe Pato, te cilet luajne ne radhet e Milanit, ne Seria A. Ish mesfushori i Fiorentines komentoi edhe kritikat e fundit, se Brazili nuk po luan me me stilin tradicional te lojes. Lucio, i cili e ka te fresket fitoren e shenuar ne Ligen e Kampioneve, nen drejtimin e Hoze Murinjos, thekson se triumfi ia vlen ne radhe te pare dhe me pas te tjerat, si spektakli. - "Per ata qe duan te dine se cili do te jete stili i lojes sone, mund te them se asgje nuk eshte me e bukur se fitorja." Brazili do te kerkoje triumfin e gjashte, per te dominuar mbi ekipet e tjera. Italia, kampione e botes ne fuqi, numeron kater trofe.
A. Muraci

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›