Ne merkato si kampione e Shqiperise
Flamurtari i Vlores eshte futur fuqishem ne merkato, me dy fronte, per te mbajtur kontingjentin me te mire, si dhe per te afruar lojtaret e duhur, ne pergatitje per edicionin tjeter. Skuadra e Gugash Maganit ka nisur te siguroje firmat e para te lojtareve qe mundesuan qendrimin e ekipit ne Kategorine Superiore. Sakaq Sakaj dhe Progni mesohet se kane firmosur kontratat me ekipin vlonjat, nderkohe qe sulmuesi Migen Memelli ka marre nje oferte te bujshme per te mos ikur jashte vendit. Memelli, me 11 golat e tij qe shenoi gjate fazes se dyte ndihmoi ekipin vlonjat, ne betejen e veshtire te mbijeteses, mes me te mirave te Kategorise Superiore. Memelli kerkohet ne Qipro dhe nga ekipe te tjera te Kategorise Superiore. Mesohet se rreth 110 mije euro jane afruar ne drejtim te lojtarit vlonjate, me qellim qe ai te jete pjese e ketij ekipi. Flamurtari pritet ta nise me synime te tjera sezonin e ri dhe per kete arsye ka planifikuar disa blerje gjate tjera. Sakaq, mbrojtesi i talentuar Franc Veliu nuk ka pranuar qe te rinovoje kontraten me ekipin e Flamurtarit. Franc Veliu pretendon qe te largohet jashte, ne nje kampionat me te forta dhe per kete arsye ai nuk ka pranuar qe te rinovoje me ekipin aktual. Nje sezon me pare Veliu ishte ne prove te Selltik Glasgou dhe kerkohej nga disa klube te tjera, por ofertat ne drejtimin e tij jane hedhur poshte nga ana e skuadres vlonjate. Mbrojtesi eshte grumbulluar me ekipin , ndersa drejtuesit vlonjate jane duke vezhguar per te afruar disa lojtare te tjere, nga ekipe te ndryshme te Ketegorise Superiore.