Thaci merr detyren
Me nje ceremoni zyrtare, ku ishte rreshtuar Garda e Nderit e Trupave Mbrojtese te Kosoves, Hashim Thaci pranoi dje detyren e kryeministrit te Kosoves nga paraardhesi i tij, Agim Ceku. Me te marre detyren, Thaci tha se ka vullnet dhe vizon te qarte per nje te ardhme me te mire per Kosoven. Ai premtoi se perkushtimi i qeverisjes do te jete angazhimi maksimal dhe i pakompromis ndaj luftes kunder korrupsionit, duke thene se ne qeverine e tij do te kete zero tolerance ndaj ketij fenomeni negativ. Thaci falenderoi ish-kryeministrin Agim Ceku per punen e bere dhe per sherbimin e tij ndaj vendit dhe qytetareve. "Une marr sot kete pergjegjesi te re, me vullnetin me te madh, me vizionin me te qarte per nje te ardhme me te mire per vendin dhe te gjithe qytetaret", tha Thaci. Ne anen tjeter, ish-kryeministri Agim Ceku tha se eshte nje dite shume e rendesishme per vendin, sepse ne Kosove jane krijuar institucionet e reja dhe kjo tregon se tani ne Kosove eshte ndertuar nje demokraci funksionale. "Kosova eshte bere gati per pavaresi dhe ne nje situate te tille po ia dorezojme sot Kosoven kryeministrit te ri, qeverise se re, duke besuar se edhe keta do te jene te suksesshem", tha Ceku, dhe shprehu besimin ne suksesin e qeverise "Thaci". Ish-kryeministri me kete rast beri te ditur se ne te gjitha ministrite eshte duke u bere dorezimi i detyres.