Tadic, favorit per te fituar zgjedhjet
Presidenti aktual i Serbise, Boris Tadic, eshte favorit per te fituar zgjedhjet presidenciale te 20 janarit, por vetem nese ai fiton me pare mbeshtetjen e te gjitha partive demokratike ne vend. Eshte ky perfundimi i nje sondazhi te opinionit publik te kryer nga grupi keshillues "CeSID", ndersa kane mbetur dhe 9 dite nga raundi i pare i zgjedhjeve presidenciale ne Serbi. Sondazhi i bere publik nga e perditshmja serbe "Blic", tregon se Tadic do te munde rivalin e tij kryesor, ultranacionalistin Tomisllav Nikolic te Partise Radikale serbe, nese te gjitha partite brenda koalicionit qeveritar, ashtu si dhe partite demokratike te opozites, do ta perkrahin ate ne raundin e dyte. Kjo, pasi nuk pritet qe asnje prej kandidateve te fitoje 50 per qind te kerkuara te votave per t'u kualifikuar per fitoren qe ne raundin e pare te zgjedhjeve. Sipas sondazhit te publikuar nga "Blic", Tadic mund te fitoje 33 per qind te votave, ndersa Nikolic 27 per qind. E ndersa ka vazhduar fushaten e tij presidenciale, Tadic deklaroi nje dite me pare, se Serbia nuk do t'i ktheje shpinen as Kosoves dhe as perspektives evropiane. Duke qene se vete Bashkimi Evropian e ka bere te qarte qe keto jane dy procese te ndare nga njeri-tjetri, Tadic eshte i mendimit se Serbia duhet te anetaresohet ne BE dhe te vazhdoje ne te njejten kohe perpjekjet per ta mbajtur Kosoven brenda Serbise.