E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri :Vetëm Interi mund ta humbë titullin

Trajneri i Zonjës së Vjetër i ka idetë e qarta për sfidën e titullit dhe për të ardhmen e Juventusit.Po bëjmë një kampionat të rëndësishëm por për sa i përket çështjes titull atë vetëm Interim und ta humbë.Ne duam të jemi aty ngjitur me zikaltërit sepse për tat ë fitojnë titullin tashmë është një detyrë ndërsa për ne është një ëndërr.Më tej Ranieri vazhdon :Është një periudhë decisive e kampiomatit në të cilën ose Interi do të shkëputet ose ndonjë skuadër do ti afrohet.Për të mirën e turnout dhe të Juventusit shpresoj që kampionati të jetë i hapur deri në fund.Pas këtyre deklaratave të numrit një të pankinës së bardhezinjve Interi kryesues ka një avantazh të mirë ndaj ndjekësve por Juventusi nuk tërhiqet dhe do të vazhdojë të luftojë deri në fund të kampioantit. Sipas Ranierit pavarësisht 8 pikëve që e ndajnë nga Interi edhe Milani është ende në lojë për titullin kampion të Serisë A. Skuadra e Anccelotit është treguar e aftë të arrijë objektivat e vënë në fillim të sezonit dhe e ka potencialin për të luftuar për titull.Të dielën nuk pres dhurata nga Milani ,natyrisht për të mirën e kampionatit do të ishte më mirë që Interi të mos fitonte ndërsa ne duhet të mposhtim Sampdorian dhe kjo gjë nuk do të jetë e lehtë.Juventusi në një të tetat e Champions League do të ndeshet me Chelsean e Londrës dhe Ranieri thotë dy fjalë edhe për shkarkimin e Skolarit :Për mua nuk duhej ky shkarkim preferoja që kjo të ndodhte pasi net ë ishim ndeshur me Chelsean .

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›