E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidrocentralet lokale ja 71 objektet qe u dhane me koncesion ne 2009-n



Vitin e kaluar qeveria me ane te Ministrise se Ekonomise dha me koncesion plot 71 HEC-e te vegjel lokale te cilat ne pjesen me te madhe duhet te ndertohen. Lidhur me kete procedure tenderuese METE pergatiti te gjithe dokumentacionin tekniko-ligjore per dhenien e ketyre HEC-ve me koncesion. Kontrata per ndertimin e ketyre hidrocentraleve eshte lidhur ndermjet METE-s me shoqeri te interesuara. Me dhenien me koncesion te ketyre hidrocentraleve dhe venien e tyre ne funksion te plote mendohej te merrte fund problemi i energjetikes ne vend. Por ndertimi i ketyre veprave qe do te permiresonte me 20 per qind rritjen e nivelin te prodhimit te energjise elektrike ne vend jo vetem qe nuk ka nisur por nga disa banka jane marre edhe kredi te konsiderueshme nga kompanite qe kishin marre licencat. Por kompanite private te licencuara nga qeveria per HEC-et lokale duket se kane ndryshuar qellimin paresor te perfitimit te kredive per investime ne energjetike. Kompani te ndryshme te cilat kane marre licencat per HEC-et kane perfituar edhe nga nje fond i qeverise gjermane i dhene dy vjet me pare nga banka KfW.

Financimi
Banka gjermane KfW financoi dy vjet me pate nje shume prej 9 milione eurosh per nxitjen e zhvillimit te HEC-eve vendore ne mbeshtetje te firmave private te cilat kerkonin kredi nga sistemi bankar. Ky financim ishte ne kuader te Programit te Promovimit te Burimeve te Rinovueshme dhe Eficiences se Energjise dhe sherbente per te mbeshtetur kerkesat per kredi si kolateral nga bizneset e hidrocentraleve te vegjel ne vendin tone. Programi mbeshteste promovimin dhe nxitjen e HEC-eve lokale duke mbuluar deri ne 50 per qind riskun e kolateralit per bankat shqiptare ne rastet kur keto kreditojne bizneset per rehabilitimin dhe ndertimin e HEC-eve krahas asistences teknike deri ne perfundim te fazave te projekteve. Fondi me vlere 9 milione euro ishte i ndare ne dy pjese ku 35 milione euro do te ndihmonin me financim bizneset private te HEC-eve lokale dhe do te jepeshin permes sistemit bankar ndersa pjesa tjeter e fondit do te sherbente si fond garancie per riskun ne keto banka. Njekohesisht KfW ofroi asistence teknike ne zgjedhjen e koncept-idese pergatitjen e dokumentacionit per te marre kredine ne banka si dhe ne te gjitha fazat e realizimit te projekteve per bizneset e HEC-eve. Pervec ketij fondi vete programi i cili eshte hartuar vite me pare me ish-Agjencine Kombetare te Energjise parashikon qe me vone te shtoje edhe nje fond shtese prej 30 milione eurosh per zhvillimin e metejshem te HEC-eve vendore.

Hidrocentralet
Ministria e Ekonomise publikoi vitin e kaluar nje liste me 71 hidrocentralet lokale te cilet do jepeshin me koncesion si dhe vendet ku do te ndertoheshin ato. Shtrirja gjeografike e ketyre hidrocentrale zinte gjithe hapesiren e vendit. Vendimi per ndertimin e ketyre hidrocentraleve u miratua ne nje prej mbledhjeve te Keshillit te Ministrave ate vit. Kontrata e nenshkruar mes METE-s e cila eshte dhe autoriteti kontraktues per kryerjen e procedurave ligjore per dhenien me koncesion te formes BOT Ndertim operim dhe transferim dhe shoqerise se ndertuesve tashme eshte perfunduar dhe ka hyre ne fuqi. Investimi total ne to do te kapte shumen e mbi 300 milione eurove fuqia e instaluar do te ishte ne 216 MW ndersa kapaciteti prodhues vjetor i energjise ne 700 GW/h ne vit. Deri tani jane percaktuar kontratat me nje pjese te kompanive qe kane shprehur interes per marrjen me koncesion te ketyre HEC-eve vendore ne nje kohe qe pjesa me e madhe e tendereve koncesional u zhvillua ne muajin maj te vitit 2009.

Procedurat
Shoqerite vendase apo te huaja duhet te aplikojne per marrjen me koncesion te hidrocentralit. Gjate aplikimit shoqerite duhet te plotesojne kerkesen sipas formularin tipi 1 Per hidrocentralet. Nderkohe formulari permban dokumentet teknike si dhe ato juridike. Dokumentet teknike jane projekti studimi hidrologjik studimi gjeologjik plan biznesi raporti mbi ndikimin e mjedisit gjithashtu duhet edhe licenca e specialisteve qe kane realizuar projektin. Nderkohe ne baze te ligjit per dhenien me koncesion realizuesve te pare te projekteve u takon 10-perqindeshi. Blerja e energjise nga keto HEC-e do te jete me cmimin e tregut. Ndersa kostoja e shpronesimit te vendosjes se digave do te paguhet nga ana e qeverise. Ekspertet e ndertimit te hidrocentraleve thone se vendi yne nese do te shfrytezonte plotesisht burimet ujore ato do te arrinin ne mbi 15 miliarde kilovat ne ore nderkohe qe aktualisht shfrytezojme 1/3 e burimeve ujore per energji.

Tabela.....................
Dokumentacioni qe duhet per marrjen e nje HEC-i lokal me koncesion
I- Dokumentet teknike
1. Projekti i cili duhet te permbaje
a. Studim fizibiliteti mbi zgjidhjen teknike per nje shfrytezim optimal te potencialit ujor.
b. Preventivin e detajuar dhe kostot
c. Grafikun e zbatimit te projektit
c. Perzgjedhjen e makinerive dhe pajisjeve qe do te perdoren
d. Studimi mbi menyren e lidhjes me sistemin
e. Materiali grafik
2. Studimi hidrologjik
3. Studimi gjeologjik
4. Plan biznesi
5. Raport mbi ndikimin ne mjedis.
6. Te kete marre informacion nga Keshilli i Basenit Ujor te Zones ku do te zbatohet koncesioni per prioritetin dhe per sasine e ujit qe mund te perdoret per prodhimin e energjise elektrike.
7. Licencat perkatese te specialisteve qe kane kryer studimet dhe oponencen.
II- Dokumentet juridike
1. Autorizim ne forme prokure per perfaqesuesin zyrtar qe do te ndjeke proceduren deri ne nenshkrimin e kontrates koncesionare.
2. Vendim gjykate per regjistrim te shoqerise si person juridik.

Lista e HECE-ve lokale
Hidrocentralet qe jane dhene me koncesion nga qeveria gjate viteve 2008-2010

1. Hidrocentrali Gomsiqe 1
2. Hidrocentrali Gomsiqe 2
3. Hidrocentrali Gomsiqe 4
4. Hidrocentrali Koxheraj
5. Hidrocentrali Labinot Fushe
6. Hidrocentrali Lingjance
7. Hidrocentrali Menkulas
8. Hidrocentrali Shutine
9. Hidrocentrali Thane
10. Hidrocentrali Mbi Perroin e Hurdhasit
11. Hidrocentrali emerice 1 2 dhe 3
12. Hidrocentrali Fan i Vogel
13. Hidrocentrali Seke
14. Hidrocentrali Kryezi
15. Hidrocentrali Meshanik dhe Guve
16. Hidrocentrali Pobreg
17. Hidrocentrali Veleshica 1
18. Hidrocentrali Bisak
19. Hidrocentrali Dardha 1
20. Hidrocentrali Domaj
21. Hidrocentrali Faqekuq
22. Hidrocentrali Fterre
23. Hidrocentrali Kaskada e Luses
24. Hidrocentrali Kaskada mbi lumin Kardhiq
25. Hidrocentrali Koka 1
26. Hidrocentrali Langarica 3
27. Hidrocentrali Lenie Shales dhe Strelce
28. Hidrocentrali Menkulas
29. Hidrocentrali Mollaj
30. Hidrocentrali Myhejan 123
31. Hidrocentrali Nishove 12
32. Hidrocentrali Qafezes
33. Hidrocentrali Rajan 2
34. Hidrocentrali Seke
35. Hidrocentrali Shemri
36. Hidrocentrali Shkalle dhe Cerrunje
37. Hidrocentrali Stavec 1
38. Hidrocentrali Ujanik
39. Hidrocentrali Vajkal
40. Hidrocentrali Vinjoll
41. Hidrocentrali mbi lumin Curraj
42. Hidrocentrali Bushtrice 1 dhe 2
43. Hidrocentrali Grabove
44. Hidrocentrali Shushica
45. Hidrocentrali Mallkaster
46. Hidrocentrali Sllabinje 2
47. Hidrocentrali Qukes
48. Hidrocentrali Orenja 1
49. Hidrocentrali Orenja 2
50. Hidrocentrali Cernaleve
51. Hidrocentrali Lubonje
52. Hidrocentrali Menkulas
53. Hidrocentrali Belesova 1
54. Hidrocentrali Belesova 2
55. Hidrocentrali Dishnica
56. Hidrocentrali Dardhe 1
57. Hidrocentrali Dunica
58. Hidrocentrali Ura e Prenit
59. Hidrocentrali Peqin
60. Hidrocentrali Rajan 2
61. Hidrocentrali Lajthize
62. Hidrocentrali Mullias
63. Hidrocentrali Picar 1
64. Hidrocentrali Kryezi
65. Hidrocentrali Seke
66. Hidrocentrali Zerec
67. Hidrocentrali Vinjolle
68. Hidrocentrali Shupalit
69. Hidrocentrali Qukes mbi lumin Shkumbin Sllabinje e poshtme
70. Hidrocentrali mbi perroin Murdhar
71. Hidrocentrali Sllabinje 2 ne lumin e Shkumbinit Sllabinje e siperme

4 Shtator 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›