Te ardhurat nga Doganat 11.4 miliarde leke per muajin gusht
Administrata Doganore ka realizuar planin e te ardhurave per muajin gusht 2010 ne masen 101.5 duke arketuar ne kete 8-mujor 9.6 miliarde leke ne buxhetin e shtetit ose 14.2 me teper se 8-mujori i vitit 2009. Ne muajin gusht 2010 Administrata Doganore arketoi 11.41 miliarde leke nga 11.24 miliarde te planifikuara duke realizuar planin e te ardhurave dhe tejkaluar ate me 168 milione leke. Krahasuar me muajin gusht 2009 jane arketuar 812 milione leke me teper ose 8.5 me shume. DPD-ja ne 8 muajt e ketij viti arketoi 77.40 miliarde leke nga 76.85 miliarde te planifikuara me nje realizim te planit te te ardhurave ne masen 101.5 ose me nje tejkalim prej 545 milione lekesh. Sipas DPD-se eksportet shqiptare gjate 8-mujorit te vitit 2010 kane rritje ne sasi e vlere krahasuar me 8-mujorin e vitit 2009. Gjate 8-mujorit te vitit 2010 volumi i eksporteve shqiptare i shprehur ne sasi ishte 1.476.800 ton nga 942 mije ton te regjistruar me te njejten periudhe te nje viti me pare me nje rritje prej 534.8 mije ton ose 56.8 me shume. Ndersa si vlere te eksporteve shqiptare gjate 8-mujorit te vitit 2010 u realizua nje volum ne vleren prej 50 miliarde lekesh me nje rritje prej 27.5 miliarde lekesh ose 122.6 me shume krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2009 ku u realizua nje vlere prej 22.5 miliarde leke eksporte. Rieksportet nga perpunimi aktiv gjate 8-mujorit te vitit 2010 kane shenuar gjithashtu rritje ne sasi e vlere krahasuar me 8-mujorin e vitit 2009. Gjate 8-mujorit te vitit 2010 volumi i rieksporteve nga perpunimi aktiv shprehur ne sasi ishte 154.5 mije ton nga 66.2 mije ton te regjistruar me te njejten periudhe te nje viti me pare me nje rritje prej 88.3 mije ton ose 133.5 me shume. Ndersa si vlere te rieksporteve nga perpunimi aktiv gjate 8 mujorit te vitit 2010 eshte realizuar nje volum ne vleren prej 54.9 miliarde lekesh me nje rritje prej 13 miliarde lekesh ose 31.1 me shume krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2009 ku u realizua nje vlere prej 41.9 miliarde leke eksporte.
3 Shtator 2010