Kriza ekonomike kthen emigrantët, në kërkim të punës

Dhjetëra emigrantë janë rikthyer sërish në vendlindje, si pasojë e krizës ekonomike që ka përfshirë shtetet e tjera ku punonin e jetonin. Tkurrja e vendeve të punës, si dhe mungesa e sigurisë ekonomike ka detyruar shumë emigrantë shqiptarë të kthehen duke nisur një jetë të re në vendlindje.
Zyra e punësimit në Fier ka pritur shumë kërkesa aplikimi për punësim gjate kësaj periudhe. Sipas përgjegjëses së sektorit te emigrimit ne Drejtorinë e Sherbimit te Punesimit ne Fier, emigrantet e kthyer vijne kryesisht nga sheteti grek ku kriza financiare ka qene e me ashper.
Nga ana tjeter, nje tjeter kategori emigrantesh jane rikthyer ne atdhe, por per te investuar dhe per te rivene ekonomine e tyre. Per te shmangur krizen ne shtetet e huaja emigrantet kane hapur aktivitetet te ndryshme private, biznese te vogla, apo investime ne sektorin e bujqesise.