E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Ftesa ndryshon imazhin e Shqiperise

Nese Shqiperia merr ftese zyrtare per anetaresim ne NATO, imazhi i vendit do te ndryshoje per mire dhe do te kete nje vershim te investimeve te huaja. Kete vleresim e beri kryetari i LSI-se, Ilir Meta. Ai ndodhej ne Ahen te Gjermanise, ku kete fundjave zhvilloi punimet Konventa e Dyte e LSI-se ne Evrope. Ne te ku moren pjese 300 delegate, perfaqesues te LSI-se nga shtete te ndryshme te Evropes. Meta, theksoi atje rolin e rendesishem qe po luan faktori nderkombetare, per ta perfshire edhe Shqiperine ne NATO dhe BE. Ai vlereso se "per te mundesuar anetaresimin ne NATO, z. Meta, theksoi se "jane dy kushte te vendosura nga ky organizem, si dhe nga BE dhe konkretisht realizimi i reformes zgjedhore dhe asaj ne drejtesi". Ne kete pike, kreu i LSI tha se "pavaresisht se Shqiperia ka 17 vite qe zhvillon zgjedhje te kontestuara dhe me deficite, serish reforma zgjedhore eshte bllokuar dhe po zvarritet". Ne kete drejtim, ai kerkoi edhe njehere "realizimin e nje nder ceshtjeve kryesore qe duhet te zgjidhe reforma zgjedhore, qe eshte vota e emigranteve atje ku ata jetojne, ceshtje e cila ka qene gjithnje kredo e LSI-se qe nga krijimi i saj".
Meta ngriti dhe problemin shumevjecar te pamundesise se votimit te emigranteve ne zgjedhjet shqiptare. "Eshte shume e rendesishme qe edhe shteti shqiptar te garantoje te drejtat e emigranteve, duke nisur qe nga vota qe ata duhet te japin per zgjedhjen e parlamentit dhe qeverise shqiptare", vleresoi ish-kryeministri. Ketu ai vuri ne dukje se "Shqiperia eshte vendi i katert ne bote qe perfiton nga te ardhurat e emigranteve, ndaj te gjithe se bashku duhet te punojme per realizimin e te drejtave te emigranteve".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›