E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viroi, realiteti i ri i nje parku

Parku turistiko- natyral i Viroit", eshte nje tjeter projekt zhvillimi, bashkepunim i Keshillit te Qarkut me palen italiane. "Viroi si nje realitet natyror me vlera clodhese dhe argetuese per rajonin tone ka qene ne qender te politikave te Keshillit te Qarkut per ta mbrojtur nga ndertimet e ndryshme te pastudiuara dhe te paplanifikuara nga ekspertet e mjedisit dhe urbanistikes", thote drejtori i Zyres se Urbanistikes, Bexhet Cobani. "Fale bashkepunimit me ing. Xhorxho Biuzo Giorgio Biuso nga Roma u realizua Projekti Urbanistik i Parkut te Viroit". Zbatimi i ketij projekti do te krijoje mjedise per ushtrimin e shume sporteve dhe aktivitete clodhese dhe rehabilituese si noti, kanotazhi, hipizmi, ciklizmi, peshkimi, etj". Projektuesi Xhorxho Biuzo, me nje eksperience shumevjecare ne Itali dhe ne rajone te ndryshme te botes, ka planifikuar ne projekt: pishina, kende lojnash, lulishte, zona te mbrojtura per floren dhe faunen, shtigje per te apasionuarit me hipizmin etj. "Te gjitha keto te zbatuara ne realitet do ta kthejne Viroin ne nje qender atraktive dhe clodhese per gjithe rajonin jugor".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›