E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidrokarburet, Prokuroria zbardh detaje të hetimit, abuzime në 4 pika në Tiranë

07-09-2013 / Gazeta 55

Pritet të nisë hetimi edhe në Kavajë, Durrës, Elbasan e Korçë. Vetëm në qarkun e Tiranës janë konstatuar 4 pika karburanti, të cilat abuzojnë me sasinë gjatë tregtimit. Sipas prokurorisë, në këto 4 pika karburanti, kanë konstatuar se sasia që hidhet është më e vogël nga ajo që konsumatori paguan.

Task-forca e prokurorisë, zbardh detaje të reja të dosjes voluminoze të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë në lidhje me inspektimin e kryer ne pikat e tregtimit të karburanteve. Sipas të dhënave të siguruar nga mediat, mësohet se vetëm në qarkun e Tiranës, janë konstatuar 4 pika karburanti, të cilat abuzojnë me sasinë gjatë tregtimit. Emrat e kompanive janë të njohura por për arsye hetimore është vendosur mos publikimi i tyre. Sipas prokurorisë, në këto 4 pika karburanti, kanë konstatuar se sasia që hidhet është më e vogël nga ajo që konsumatori paguan. Kështu, rezulton se konsumatorit i vidhet 50 mililitra për çdo litër. Për këto abuzime, sipas prokurorisë, ndaj këtyre subjekteve është vendosur gjoba me vlerë deri në 7 milion lekë të vjetra, ndërsa, gjatë fazës hetimore do të provohet nëse kjo vjedhje është vepër penale apo gjobë administrative.
Ndërkohë, prokuroria saktësoi se për 10 pikat e tjera të karburanteve të cilat janë konstatuar me shkelje, pritet të nisin hetimet nga prokurorit përkatëse, si ajo e Kavajës, Durrësit, Elbasanit dhe Korçës. Nga ana tjetër, denoncimi i këtyre abuzimeve, siç duket ka dhënë efektin e saj, pasi sipas zyrës së Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, shumë pika karburanti kanë kërkuar nga ky institucion që makinerive tu bëhet kolaudimi. Pak ditë më parë, ishte Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, ajo që denoncoi 14 pika karburanti për vjedhje të konsumatorit si në cilësinë ashtu edhe në sasinë e karburantit të tregtuar.
Hetimet
Pas konstatimit të drejtorisë së metrologjisë se pikat e karburanteve abuzojnë me sasinë e karburantit, Prokuroria e Tiranës vihet në lëvizje për të hetuar këtë fenomen. Kështu burime nga kjo prokurori konfirmojnë se i kanë kërkuar drejtorisë së metrologjisë të gjithë informacionin që ata kanë grumbulluar si dhe listën e bizneseve të cilët kanë abuzuar në kurriz të konsumatorit.
Por gati një javë që organi i akuzës ka bërë këtë kërkesë,nga drejtoria e metrologjisë ende nuk është kthyer një përgjigje. Pas kësaj të njëjtat burime nga prokuroria e Tiranës pohojnë se do të nisë një hetim kryesisht, pa patur një kallëzim të regjistruar për këtë problematikë.
Ndërsa prokuroria sqaron se nëqoftese nuk i vihet në dispozicion materiali nga drejotria e metrologjisë mund të nisë edhe një hetim për këtë institucion për moskallëzim krimi.
Nga 801 pajisje furnizimi me karburant të kontrolluara muajin gusht nga drejtoria e metrologjisë, 93 të tilla rezultuan jashtë afateve ligjore të kontrollit metrologjik. Ky fakt është zbuluar nga kontrollet e fundit të ushtruara nga ky institucion, që është përgjegjës për kalibrimin e pajisjeve që masin sasinë e karburantit. Sipas këtyre kontrolleve subjektet kanë ndërhyrë në instrumentet matës, duke prishur plumbosjen e vendosur nga inspektorët metrologë. Tregu i shitjes së gazit dhe karburanteve në vendin tonë përcaktohet si një prej sektorëve më të parregulluar dhe ku abuzohet shpesh.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›