Rrëshqitje drejt "97-ës" kulturore
Para pak ditësh më zuri syri një lajm të çuditshëm në disa media të huaja teksa po lundroja në internet. Ofensiva izraelite "Plumb i shkrirë" që shpërtheu mbi Gaza në Palestinë, janarin e shkuar, veç dëmesh të tjera kishte shkaktuar, as më shumë as më pak: vrasjen e dy zebrave të kopshtit zoologjik të Rripit të Gazës.
Natyrisht kjo është një dramë e nivelit krejt të papërfillshëm kundrejt viktimave njerëzore, por ajo çka kishte intriguar mediat qëndronte në faktin se për zëvendësimin e tyre kishte pasur një ide gjeniale i biri i drejtorit të parkut. Meqenëse zebrat kushtonin shtrenjtë, që të bliheshin në Egjipt për t‘u zëvendësuar, djaloshi i vogël Nidal kishte marrë dy gomarë dhe i kishte lyer me vija të bardha e të zeza dhe i kishte nxjerrë në park. Personalisht kam parë dhe fotot në internet dhe gomarët ngjanin kaq shumë me zebrat saqë fare mirë mund t‘u bënin konkurrencë zebrave "autentike". Kursimi ishte vërtet i madh, pasi gomarët në Gaza gjendeshin me shumicë dhe me çmim fare të lirë. Madje kishte nga ata palestinezë që kishin shfaqur dëshirën të falnin ndonjë gomar me shpresën që një ditë të bukur mund ta shikonin si zebër.
Ajo që më intrigoi dhe mua dhe më bëri të shkruaj këto rreshta, është analogjia me Shqipërinë për sa i përket aftësisë falsifikuese dhe në mendjen time mbetet akoma një dilemë: a na kanë kopjuar palestinezët apo ne i kemi kopjuar ata. Një ditë u drejtova në një dyqan për të blerë një pije dhe shitësja, pa iu dridhur qerpiku më tha: a e do origjinale, gjysmë false apo false?! Mbeta i habitur pasi po kuptoja pak nga kjo pyetje dhe vazhdova më tej bisedën: Më vjen keq po a mund t‘ju pyes ku qëndron ndryshimi? Tek çmimi - më tha - origjinale bën 2.300 lekë, gjysmë false 1.800 lekë dhe false e merr dhe me 800 lekë.
Habia ime e ngacmoi më tepër dhe nga që ia kishte ngenë vazhdoi: Hë mo ç‘më bën si i ndershëm? Pse vetëm pijet falsifikohen në këtë vend! Pijet janë gjëja më e pafajshme. A do ndonjë diplomë universitare, doktoraturë dhe ta bëjmë origjinale.
Fjala "origjinale" edhe për diplomat universitare, më intrigoi pa masë ngaqë vetë kam studiuar në Europë dhe e di se çfarë mundi duhet për një diplomë apo doktoraturë. E pyeta se si është e mundur që të blej një diplomë dhe ajo të jetë "origjinale". Fare e thjeshtë - vazhdoi - ti paguan dyfishin, pra 5.000 € dhe as nuk ke nevojë të paraqitesh në universitetin tonë dhe vjen vetëm për të tërhequr diplomën. Natyrisht atë do ta hedhësh.
Po çfarë të hedh - e pyeta - se unë paratë e kuptoj që do t‘i hedh, po ajo tjetra që do hedh nuk e di se çfarë është.
Ua, po çënke fare - qeshte me mua - atë mo, atë që është si çadër e vogël e zezë kuadrate, se ia harrova emrin tani, që mbajnë në kokë ata që diplomohen e atë ditë kur merr diplomën e hedh në ajër, lart fare. Dhe mos mendo se atyre u fluturon mendja. Jo, jo. Vetëm kapelja!
Më silleshin ndërmend "gomarët - zebra" në Gaza dhe i imagjinoja me ndonjë diplomë në qafë, ku mund të vërtetohej fakti se ato janë vërtet zebra dhe nuk kanë asnjë lidhje me gomarët. Pra, kisha mjaft dyshime se ishin shqiptarët apo palestinezët në pararojë falsifikimesh.
Kjo dilemë më bëri që të kontaktoj një mikun tim palestinez, që jeton në Itali dhe e pyeta nëse falsifikohej gjithçka në Palestinë.
Ne kemi mbetur në nivelin e biologëve dhe veterinerëve, - më tha - njerëzit akoma nuk janë fushë e falsifikimeve pasi aty çmimet janë të papërballueshme me nivelin e pagave, sidomos në Gaza. Pra mjerisht, për momentin në Gaza mbetesh njeri origjinal. Për të papunët nuk është keq - vijoi.
Njerëz të rremë, të diplomuar të rremë, profesionistë të rremë! Por teksa reflektoja u gëzova shumë sepse thashë me vete duhet të jemi me fat, pasi për të gjitha këto gjëra të rreme duhet paguar. Pra mund të kursejmë e të mbetemi autentikë. Vërtet, për të qenë autentik kushtoka më lirë. Mjerë ata që i kanë paratë me tepricë.
Mendoj se, pa një model kulturor bazik, që i referohet drejtpërsëdrejti së vërtetës, me gjithë dhimbjen që kjo e fundit sjell, nuk mund të nisim procesin e shpëlarjes morale, aq i domosdoshëm për një ekzistencë autentike si popull e si komb. Mashtrimi me diplomat false, në një pjesë të madhe të universiteteve private, ka rrezik të shndërrohet në një ‘97 kulturore, pasi është i mbyllur krejt cikli i mashtrimit dhe nuk ka kundërshtarë potencialë, veç idealistëve. Të gjithë janë të mashtruar "me dëshirë": ata që japin mësim mashtrojnë, studentët mashtrohen, drejtuesit e universiteteve mashtrojnë, prindërit mashtrohen "me dëshirë" pasi mendojnë se boja bardhë e zi e gomarëve mund t‘i shndërrojë në zebra ata që nuk e kanë idenë se çfarë është studimi. Do të doja të theksoja se ndoshta ka ardhur koha për një kambanë alarmi.