Unioni i Gjyqtarëve: Asnjë Gjyqtar, pre e politikës
Anëtari i bordit drejtues të Unionit Gjyqësor, gjykatësi Gerti Hoxha, deklaroi dje për "Top Channel" se mbledhja e dhjetorit nuk do ketë kompetencat e Konferencës Gjyqësore dhe sipas tij nuk do të zgjedhë anëtarët e KLD-së. "Kemi vendosur që më 5 dhjetor të organizojmë një mbledhje të gjyqtarëve, ku do të diskutohet për pavarësinë e sistemit gjyqësor, rritjen e transparencës së publikut te drejtësia në mbledhjen e Konferencës Gjyqësore. Kjo mbledhje nuk është Konferenca Gjyqësore Kombëtare", u shpreh Hoxha, duke iu referuar deklaratës së përbashkët në të cilën doli trupa gjyqësore gjatë takimit të thirrur nga Gjykata e Lartë. Gjykatësi Gerti Hoxha bën apelin për një emergjencë që duhet zgjidhur sa më parë në gjyqësor.