Higjena tek ushqimet, trgtohen në temperatura të larta

Mungesa e respektimit të kushteve minimale higjenike dhe temperaturat e larta ekspozojnë qytetarët ndaj produkteve ushqimore të skaduara.
Ajo që të bie në sy nëpër tregjet e Tiranës janë produktet ushqimore të vendosura në mënyrë të shkujdesur në ambjente të papërshtatshme, të ekspozuara ndaj temperaturave të larta dhe pluhërave të rrugës.
Këto produkte janë një rrezik i drejtpërdrejtë për qytetarët ndaj rrezikut të infeksioneve të ndryshme që burojnë nga mosrespektimi i kushteve higjenike. Qytetarët të cilët i vlerësojnë këto kushte të papërshtatshme shprehen se janë të detyruar të blejnë edhe pse kushtet higjenike nuk janë normale.
Nga aksioni i Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve në muajt qershor-korrik u ndërmorrën masa bllokimi ndaj 20 subjekteve tregtare si dhe u gjobitën 18 të tjerë. Po në këtë aksion u bllokuan më shumë 25 ton ushqime që nuk plotësonin standartet e ushqimeve të shëndetshme.