Zbulohet nje grabitje e Elidon Kotorrit shpallet kerkimi per autorin tjeter

Per te denuarin me burgim te perjetshem eshte shtuar edhe nje akuze. Zbulimi i autoresise se nje grabitjeje te ndodhur vite me pare ben pergjegjes Elidon Kotorrin tashme ne qeli duke vuajtur denimin per vrasje dhe nje shok te tijin per te cilin eshte shpallur kerkimi i menjehershem. Referuar policise se Tiranes strukturat e Hetimit te Krimit kane bere te mundur zbulimin e vepres penale te vjedhjes me arme te ndodhur me date 24 mars te vitit 2000. Per kete vjedhje me arme prokuroria e Tiranes ka urdheruar ekzekutimin e vendimit penal te gjykates te dates 1 tetor 2010 duke caktuar mase sigurimi personal Arrest me burg per autoret e dyshuar te kesaj vjedhjeje te cilet jane Elidon Dilaver Kotorri 35 vjec lindur dhe banues ne Tirane i denuar me pare per vrasje ne bashkepunim aktualisht vuan denimin Me burgim te perjetshem ne Institucionin e Ekzekutimit te Vendimeve te Denimeve Penale Fushe-Kruje Sajmir Rizvan Lama 39 vjec lindur dhe banues ne Domje te Tiranes per te cilin eshte bere shpallja ne kerkim policor per konsumim te kesaj vepre penale. Materialet procedurale te perpiluara ne ngarkim te tyre do ti kalojne per ndjekje te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per vepren penale te Vjedhjes me arme kryer ne bashkepunim parashikuar nga nenet 140 dhe 25 te Kodit Penal.