E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkaterrohet banda e Mercedes-Benz arrestohen kater vlonjate

Kater persona tre prej tyre ne pranga kurse i katerti ne kerkim jane konsideruar nga policia si pjesetare te nje bande kriminale qe merrej me vjedhje te makinave kryesisht Mercedes-Benz. Operacioni i koduar Mercedes 240 u krye dje nga antikrimi i policise se Fierit ne bashkepunim me ate te policise se Vlores. Sipas te dhenave zyrtare u arrestuan Sandri Lefter Sulaj 23 vjec Edison Perparim Abdullaj 20 vjec Sadedin Beniamin Jaupaj 20 vjec te gjithe banues ne Vlore si dhe eshte shpallur ne kerkim nje tjeter person banues po ne rrethin e Vlores. Ndalimi i Sulajt Abdullajt dhe Jaupajt dhe shpallja ne kerkim e te katertit te dyshuar eshte bere pas nje hetimi disamujor ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Lushnje pasi akuzohen per perfshirje ne nje aktivitet kriminal me tendence vjedhjen e automjeteve aktivitet ky i shtrire ne disa rrethe te vendit si ne Lushnje Kavaje Mallakaster Sarande dhe Vlore. Nga hetimet e deritanishme eshte dokumentuar qe keta kane kryer vjedhjen e 19 automjeteve kryesisht Mercedes-Benz 240. Dyshohet se keto automjete jane perdorur prej tyre per aktivitete kriminale dhe jane shitur ne zona te ndryshme rurale te rretheve Vlore Delvine Sarande dhe Gjirokaster. Ne njoftimin e policise lokale thuhet se po vazhdojne hetimet e metejshme nga strukturat e Policise se Shtetit ne bashkepunim me prokurorine per dokumentimin e plote te aktivitetit kriminal te ketij grupi. Materialet procedurale ne ngarkim te Sandri Sulajt Edison Abdullajt dhe Sadedin Jaupajt do ti kalojne per ndjekje te metejshme prokurorise nen akuzen e kryerjes se vepres penale nr. 134 dhe 25 te Kodit Penal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›