Mourinho e lë Realin me nderë

Jose Mourinho e ka fituar ndeshjen e tij të fundit në Real Madrid. Trajneri i famshëm portugez e ka fituar takimin e fundit me madrilenët në përballjen me Osasunën. 4 me 2 ishte rezultati i fitores së Realit.
Higuain dhe Essien realizun 2 golat e epërsisë në pjesën e parë. Osasuna kthehet në lojë kur në minutat 52 dhe 63 realizoj 2 herë me golat e Torres dhe Cejudo. Nderin e Realit dhe Mourinhos e ruajtën Benzema dhe Callejon duke shënar në minutat 70 dhe 87 për fitoren 4 me 2.
Kështu Mourinho braktisë Realin pas 3 viteve me shumë polemika, tensione e kritika.
Suksesi më i madh për Mourinhon te Reali ishte triumfi në La Liga edicionin e kaluar ndërsa zhgënjimi më i madh ishte ky edicion pasi që nuk ka arritur të fitoj asnjë trofe të vetëm./Indeksonline/