Higuain, përforcim ideal për Juventusin

Trajneri italian Fabio Capello ka thënë se sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain do të ishte përforcim ideal për Juventusin.
Reprezentuesi argjentinas është objektiv i kampionit të ri të Italisë dhe Capello, i cili udhëhoqi Bianconerët gjatë periudhës 2004-2006, beson se Higuain do të shkëlqente në Torino.
“Higuain është përforcim ideal për mënyrën e lojës së Juventusit. Ai është futbollist i cili punon shumë për ekipin”, deklaroi Capello për të përditshmen sportive italiane Tuttosport.