E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekët të “rrezikuar” edhe nga policët e rendit

 Një mjek i spitalit rajonal të Kukësit ka paditur një polic pasi e ka kërcënuar me armën e shërbimit. Polici i paraburgimit dyshohet se ka kërcënuar mjekun për shkak të shërbimit në spital, ku polici kishte të shtruar të motrën.

Mark Nufi, shefi i shërbimit në rajonin e infektivit në Kukës, ka denoncuar policin Afrim Kastrati, për kanosje. Policia nga ana e saj ka ngritur çështjen penale ndaj kolegut të tyre, duke e dërguar dosjen në prokurori. Kastrati vazhdon të jetë në punë, ndersa mesohet se ai ndiqet ne gjendje të lirë i akuzuar sipas nenit 238 të Kodit Penal, sipas të cilit kanosja me armë apo plagosja dënohen me gjobë deri në dy vjet burg.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›