E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hilari Klinton vizitë në Oman

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka arritur në Oman, pas vizitës së saj të pa paralajmëruar në Libi.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Klinton, do të falenderojë udhëheqësin e Omanit, Sultan Qabos, për ndihmën e tij në lirimin e tre amerikanëve të cilët janë mbajtur në Iran.

Gjatë qëndrimit të saj në Oman, sekretarja amerikane e shtetit gjithashtu pritet të diskutojë rreth Iranit, duke përfshirë edhe çështjen e komplotit të dyshuar kundër ambasadorit saudit, një akuzë që Irani e mohon vendosmërisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›