Hillari Klinton: Duhet të koordinohen përpjekjet për forcimin e pavarësisë së Kosovës
Sekretarja amerikane e Shtetit,Hillary Clinton ka deklaruar se SHBA dhe BE duhet të koordinojnë përpjekjet për Kosovën pas vendimit të GJND-së mbi pavarësinë.Këtë deklaratë, Klinton e bëri pas takimit me ministrin e Jashtëm slloven, Samuel Zhbogar. Këtë deklaratë, Klinton e bëri pas takimit me ministrin e Jashtëm slloven, Samuel Zhbogar. Ky i dyti, duke e mbështetur deklaratën e Klintonit, ka thënë se “janë pritjet e Serbisë lidhur me statusin nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër, është Kosova që pret të njihet nga sa më shumë vende. SHBA dhe BE janë këtu për të treguar rrugën që duhet të ndiqet”, ka pohuar Zhbogar.
Haradinaj kundërshton idenë për status të veçantë për veriun/Një status i veçantë për veriun e vendit nuk është i pranueshëm për shkak se automatikisht hap edhe vet çështjen statusit të Kosovës, ka thënë sot kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj. Haradinaj për të gjitha problemet e paraqitura në veri të Kosovës, fajëson presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, kundërshtoi idenë se veriu i vendit ku më shumicë jetojnë serbët të ketë status të veçantë nga pjesët e tjera të vendit. Haradinaj tha se nëse kjo mund të ndodhë atëherë automatikisht rrezikohet edhe statusi Kosovës. Haradinaj tha se qeveria duhet të ketë plane për ta integruar veriun, por sipas tij, kjo nuk po ndodhë për shkak se ekzekutivit të vendit i konvenon një gjendje e tillë nga e cila edhe mund të zhvillohet më lehtë korrupsioni. Megjithatë kreu i AAK-së thotë se situata në veri të vendit nuk është e mirë dhe për këtë ai tha se fajin kryesor e ka kryeministri Hashim Thaçi dhe presidenti Fatmir Sejdiu. Haradinaj tha se do të pritet edhe pak kohë nëse do të ketë përmirësime. E kundërta sipas tij, do të bëhet adresimi i fajësisë që do të jetë politike.
Pozita dhe opozita në Prishtinë presin vendim pozitiv nga GJND-ja/Qeveria dhe opozita presin që opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës do të jetë pozitiv. Por, derisa zëvendëskryeministri Kuqi thotë se qeveria është në koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar dhe gjithçka do të jetë pozitive për Kosovën, deputetë të opozitës thonë se Kosova në rrafshin diplomatik ka dështuar të krijoj një strategji për të përfituar nga opinioni i GJND-së.
Gyl: Stabiliteti i BE së varet nga Ballkani/Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, gjatë vizitës në Slloveni është takuar me homologun slloven Danillo Tirk. Pas bisedimeve, presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, ka deklaruar se stabiliteti i Bashkimit Evropian varet nga stabiliteti në Ballkan. Gyl ka pohuar se Ballakni perëndimor duhet të ketë prioritet në marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve.
Jeremiq: GJND nuk do të jetë fundi i luftës së Serbisë/Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq duke reaguar ndaj lajmit se GJND do ta publikojë mendimin këshilldhënës më 22 korrik, ka thënë se “ky do të jetë moment i të vërtetës për Prishtinën”. Sipas bindjes së Jeremiqit mendimi i GJND do të jetë edhe vërejtje për ata në Prishtinë të cilët kanë menduar se me aktin e njëanshëm mund ti ndryshojnë normat e të drejtës ndërkombëtare. Jeremiq u ka thënë gazetarëve se “kjo nuk do të jetë faza e fundit e luftës së Serbisë, sepse gjykata do t’ia dërgojë mendimin Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shqyrtim, kurse beteja për shumicën në institucionin e njëjtë do të jetë shumë më e vështirë, bile më e vështirë se ato të deritashmet” ka vlerësuar ai. Prandaj kryediplomati serb pret se Serbia do ti ekspozohet “propagandës së rreptë e paranike dhe trysnive të shqiptare për të hequr por, sikurse ka thënë, shteti do ta ruaj urtësinë dhe do të vazhdojë rrugës që është nisur, e kjo është rruga paqedashëse dhe e luftës diplomatike, e armatosur me të drejtën ndërkombëtare për ruajtjen e tërësisë tokësore dhe për arritjen e zgjidhjes kompromise për statusin ardhshëm të Kosovë.