Vendimi i Hagëspër Kosovën, BE në pritje
TIRANE-Bashkimi Europian po përgatitet se si të reagojë pas shpalljes së opinionit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik, ka shkruar waz.euobserver, në edicionin e saj në internet, të premten. “Pritet që Kosova dhe opinioni i GJND-së do të diskutohen të hënën më 26 korrik dhe Bashkimi Europian do të mbështesë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por asnjëherë negociatash për statusin. Madje edhe në këtë pikë duket se nuk ka konsensus mes shteteve anëtare të BE’së”, shkruan waz.euobserver.
Parlamenti Evropian ka aprovuar një rezolutë për Kosovën, javën e kaluar, duke kërkuar nga pesë shtetet të BE-së që ta njohin pavarësinë e shtetit të ri. Autoritetet e Kosovës kanë thënë se Gjykata nuk mund të japë opinion që është kundër vullnetit të popullit të Kosovës për pavarësi.
Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni pret që shumë shtete ta njohin pavarësinë e Kosovës. Nga ana tjetër, Serbia shpreson që GJND’ja do të thotë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
“Ky do të jetë një moment i së vërtetës, një vërejtje për Prishtinën se me akte të njëanshme nuk mund të ndryshojë të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic. Serbia beson se pas opinionit të GJND’së mund të iniciojë një debat në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së në përpjekje për të rihapur negociatat rreth statusit të Kosovës. Sipas diplomatëve në BE’së, kjo lëvizje do ta përplasë Serbinë me shtete të mëdha perëndimore, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo mund të ketë ndikim negativ për aspiratat e Serbisë drejt integrimit në Bashkimin Europian. çfarëdo debati në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së rreth pavarësisë së Kosovës shihet si një rrezik tjetër për BE-në, sepse mund të dalë në shesh ndarja mes shteteve anëtare për një çështje të rëndësishme të politikës dhe sigurisë së përbashkët të BE-së. “Nëse B-ja nuk mund të flasë me një zë rreth Kosovës, e cila është pjesë e Evropës dhe ku BE-ja është e angazhuar në mënyrë masive, si në aspektin ekonomik, politik dhe me mision të sundimit të ligjit, atëherë politika e saj e jashtme do të jetë më pak e besueshme në botë”, citohet të ketë thënë një diplomat i BE-së.
(d.bNews24/BalkanWeb)