E Diel, 1 Nëntor 2026

Hillari Klinton: Irani po ndihmon Sirinë për të shtypur protestuesit

Hillari Klinton, sekretarja amerikane e Shtetit, ka akuzuar Iranin se sistemon regjimin sirian në sulmet gjakatare ndaj protestuesve pro- demokracisë. Deklarata e saj vjen në një kohë që trupat e qeverisë siriane kanë hyrë në një qytet kufitar në veri për të shtypur çdo trazirë lokale kundër presidentit Bashar Asad.

Mijëra civile sirianë janë arratisur nga vendi drejt Turqisë në përpjekje për të shpëtuar nga dhuna. Ata kanë raportuar për forca iraniane që kanë marrë pjesë në sulmet ndaj qytetit Jisr Al Shughur.

Teherani ka mohuar një gjë të tillë. Uashingtoni e aleatët nuk kanë treguar ndonjë gatishmëri për të ndërhyrë në Siri, duke pasur frikën se gjërat mund të komplikohen pas ndërhyrjes në Libi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›