Kolegji rrëzon ankimin e Partisë së Pensionistëve

Kolegji zgjedhor pushon çështjen e ankimuar nga partia e Pensionistëve, për pavlefshmërinë e vendimit të zgjedhjeve për Tiranën dhe ripërsëritjen e tyre.
Ka qenë vetë kjo parti që ka kërkuar pushim të çështjes pas refuzimit të Kolegjit zgjedhor për të bashkuar shqyrtimin e çështjes së tyre me atë të Partisë Socialiste. Sipas përfaqësuesit ligjor të kësaj partie, kjo forcë politike pretendon pavlefshemëri te vendimit 711 të marrë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, për rezultatin përfundimtar të Tiranës, pra objekti i kërkesë padisë është i njëjtë me atë të socialistëve, ndaj çështjet duhet të ishin bashkuar.
Po ashtu partia e pensionistëve kërkoi pushimin e çështjes nisur edhe nga refuzimi i Kolegjit zgjedhor për të ndërruar trupën gjykuese që do ta shqyrtonte atë.
Partia e pensionistëve pretendonte se kjo trupë gjykuese ishte shprehur një herë për këtë çështje, kur mori vendim për kërkesë padinë e PS-së, prandaj gjykata e apelit duhet ti drejtohej KLD-së për të ndryshuar gjyqtarët, kërkesë që Kolegji e rrëzoi.
Gjatë sancës ë sotme, e cila nisi në orën 10:00, partia e pensionisëve kërkoi edhe përjashtimin e dy avokatëve të Partisë Demokratike, me pretendimin se ata janë të punësuar në Kryeministri e si të tillë nuk mund të jenë përfaqësues me prokurë. Por, Kolegji e ka rrëzuar një pretendim të tillë.
Partia e pensionistëve kërkoi përsëritje të zgjedhjeve në Tiranë për shkak të mosakordimit të shifrave të numrit të votuesve me votat e hedhura në garën për kryeqytetin.