Hillari Klinton i uron popullit shqiptar Diten e Pavaresise

Ne emer te Presidentit Obama dhe te popullit te Shteteve te Bashkuara pershendes popullin e Shqiperise me rastin e Dites se Pavaresise me 28 nentor. Historia e miqesise dhe interesat e perbashketa mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara u konsoliduan ne Konferencen e Parisit te vitit 1919 kur Presidenti Udrou Uilson mbeshteti fuqimisht pavaresine e Shqiperise.
Qe prej atehere Shqiperia ka dhene nje ndihmese te cmuar per paqen dhe sigurine ne Ballkanin Perendimor. Si partnere e NATO-s dhe si keshilltare e vendeve te tjera te Ballkanit qe aspirojne te behen anetare te NATO-s Shqiperia luan nje rol te rendesishem dhe aktiv per avancimin e integrimit dhe stabilitetit rajonal. Shtetet e Bashkuara respektojne gjithashtu angazhimin e Shqiperise ne misonin nderkombetar ne Afganistan dhe dedikimin e saj per mbrojtjen e paqes ne bote.
Mbeshtetja jone per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian mbetet e fuqishme. Heqja e vizave kohet e fundit per Shqiperine eshte nje tregues i forte i perparimit qe vazhdon te beje vendi juaj drejt anetaresimit te plote ne komunitetin euro-atlantik. Jam optimiste per vazhdueshmerine e partneritetit tone me Shqiperine per ceshtje me rendesi rajonale dhe globale ndersa punojme sebashku per nje te ardhme demokratike te sigurt dhe te begate per te dy popujt tane.
I uroj popullit te Shqiperise gezuar Diten e Pavaresise.