E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hillary Clinton braktis turin e vizitave në Paqësorin e Jugut

Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton njoftoi ditën e enjte se ajo do ta ndërpriste turin e saj të vizitave në shtetet e Paqësorit të Jugut, për shkak të tërmetit shkatërrues në shtetin e Haitit. Zonja Clinton e cilësoi këtë tërmet si një fatkeqësi shkatërrimtare për popullin Haitian.
"Prioriteti ynë është që të vazhdojmë kërkimet dhe të shpëtojmë sa më shumë jetë njerëzore"- pohoi ish-zonja e parë e SHBA-së, Hillary Clinton. Këtë deklaratë Clinton e dha nga ishujt Hawai ku ajo ka kaluar dy ditët e para të turit të parashikuar më parë gjatë të cilave ajo do të vizitonte shtetet e Zelandës së Re, Australisë dhe Guinenë e Re.
"Ne po përpiqemi që të bëjmë sa më shumë së bashku me të githë aktorët e përfshirë, si me qeverinë Haitiane edhe me Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Solidariteti i qeverive botërore nuk ka munguar dhe ne për këtë fakt jemi shumë të kënaqur. Gjithsesi operacionet e shpëtimit nuk duhet që të ndalojnë pavarësisht vështirësive."- pohoi zonja Clinton.
Me dhjetëra mijëra persona në Haiti kanë humbur jetën pas atij tërmeti biblik i cili shkundi të gjithë territorin e shtetit të paqësorit të jugut. Me mijëra të tjerë deklarohen të zhdukur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›