Hillary Clinton mesazh urimi Serbisë e Kosovës
WASHINGTON- Sekretarja e Shtetit amerikan, Hillary Clinton nëpërmjet një deklarate ka përshëndetur vendimin e BE që të fillojë Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit për Kosovën duke theksuar se kjo është e rëndësishme për orientimet evropiane të Kosovës dhe shenjë se BE i është përkushtuar Kosovës.
Sekretarja e Shtetit njëkohësisht ka përgëzuar udhëheqjen dhe qytetarët e Serbisë për marrjen e statusit të kandidatit për në BE.
"Integrimet evropiane janë të mirëseardhura për Serbinë, Kosovën dhe gjithë rajonin. Përgëzoj liderët e Kosovës dhe të Serbisë për kurajën dhe përkushtimin për të marrë vendime të vështira të domosdoshme për arritjen e qëllimeve të parashtruara”, thuhet në deklaratën e sekretares Clinton.
“SHBA kanë miqësi të fuqishme dhe të gjatë me Kosovën e Serbinë dhe ato do të vazhdojnë të bashkëpunojnë nga afër me to në realizimin e të ardhmes europiane” thuhet në deklaratë.
(ma.ar/BalkanWeb)