E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet papunësia, INSTAT: Shtohet me 900 vetë

Tiranë- Instituti i Statistikave sipas shifrave më të fundit ka bërë të ditur se vitin që shkoi është rritur numëri i të papunëve.

Shifrat tregojnë se në dhjetor të vitit që shkoi numri i të papunëve arriti në rreth 143 mijë, ose më saktë në 13.29%. Ndërsa në tremojorin e tretë papunësia ishte 13.25% ose rreth 142 mijë të papunë.

Gjithashtu sipas INSTAT përveç rritje të papunësisë ka pasur dhe një rritje të të punësuarve me rreth 2500 vetë.

Sipas shifrave, pavarsisht rritjes të të punësuarve numri i të papunësuarve vazhdon të mbetet i lartë dhe kjo sepse ka pasur një rritje të fuqisë puntore me rreth 3 mijë persona.

Aktualisht pjesë më e madhe e të punësuarve ndodhen në sektorin e bujqësisë, kjo edhe për faktin se qeveria çdo fermer që ka tokë e llogarit si të punësuar.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Varfëria në Greqi po rritet me hapa galopantë Greqi- Papunësia dhe mungesa e një strehe në Greqi po...
  2. Kriza ekonomike, pagat dhe të punësuarit shënuan rënie Tiranë- Numri të të punësuarve u ul me 1.5% ndërsa...
  3. Papunesia 60 % e te papuneve ne vendin tone jane te...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›