E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafaj: Votimi pro Kodit Penal, jo i momentit të fundit

TIRANË- Një ditë pasi opozita votoi në favor të Kodit Penal, deputeti socialist Fatmir Xhafaj në një prononcim për mediat sqaron se vendimi nuk ka qenë i minutës së fundit, por ishte vendosur më parë gjatë një takimi të thirrur nga kryesocialisti Rama, ku ishin të pranishëm Gramoz Ruci e Ditmir Bushati.

Sipas Xhafës, qëndrimi bllokues i mazhorancës ndaj disa amendamenteve, ishte për të krijuar alibi, se opozita qe kundër integrimit.

“Gjithçka u ndërtua prej tyre në funksion të lajmit, në funksion të nevojës që kishte, të alibisë që i duhej kryeministrit për të justifikuar deklaratën e tij të pasdites, për të fajësuar opozitën. Kanë ngritur shumë alibi se ka qenë një reflektim i momentit të fundit. Një ditë më parë kemi organizuar një takim me liderin e PS, e vendosëm që më parë që do votonim pro Kodit Penal”, tha Xhafaj.

Gjithashtu, Sekretari për Koordinimin në selinë rozë sqaron se opozita është e përkushtuar për të respektuar marrëveshjen me mazhorancën.
(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Xhafaj: Votimi pro Kodit Penal, jo i momentit të fundit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›