E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 gazetarët e bllokuar në Siri, mbërrijnë në Francë

BEJRUT- Gazetarët francezë, Edith Bouvier dhe William Daniels, evakuar dje nga qytetit sirian i Homsit, ku ato kishin mbetur të bllokuar që prej disa ditësh në kushte ankthi, mbërritën sot në Paris pas përkujdesjes së marrë në Bejrut.

Reporterja e të përditshmes franceze ''le Figaro'' Edith Bouvierdhe fotografi Ëilliam Daniels mbërritën në aeroportin ushtarak të Villacoublayt, pranë Parisit.

Avioni me dy gazetarët, evakuar nga Homsi dje në mbrëmje drejt Libanit, u nis sot pasdite nga Bejruti. Në aeroportin Villacoublay ishin të pranishëm për t'i pritur prindërit e tyre si dhe presidenti francez, Nicolas Sarkozy.

Gazetarja u plagos më 22 shkurt gjatë një bombardimi që i kushtoi jetën gazetares të ''Sunday Times'' Marie Colvin dhe fotografit francez, Rémi Ochlik.

Pas nëntë ditëve pasiguri, ajo u evakua përkrah Ëilliam Daniels me ndihmën e ushtrisë siriane të lirë.

Shefi i diplomacisë franceze, Alain Juppé konfirmoi sot se gazetarët ishin në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht frakturave.
(el.me/AFP/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›