Hillary Clinton në Riad për të biseduar për krizën në Siri
RIAD- Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton mbërriti sot në Riad për bisedime të përqendruara tek kriza në Siri, ku regjimi vazhdon të shtypë me dhunë revoltën.
"Clinton mbërriti në Riad për bisedime me zyrtarët e lartë saudit'', theksoi një zëdhënës i ambasadës së SHBA-së në kryeqytetin saudit.
Bisedimet që do të zhvillojë me mbretin Abdallah dhe shefin e diplomacisë, Saoud Al-Fayçal do të përqendrohen në përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për t'i dhënë fund dhunës së përgjakshme në Siri'', sipas departamentit të Shtetit.
Bashkëpunimi dypalësh do të jetë gjithashtu në agjendën e diskutimeve.
Arabia Saudite, peshë e rëndë në botën arabe, është shumë kritike përballë regjimit të presidentit sirian, Bachar al-Assad për represionin e revoltës popullore.
(d.b/BalkanWeb)