KKRT, Bushati: Alfred Dalipi, makinën e bleu Sefedin Cela, jo unë
TIRANË-Kryetarja e KKRT-së Endira Bushati ka reaguar sot në lidhje me akuzat e deputetit socialist Alfred Dalipi në Komisionin Parlamentar të Medias për abuzim financiar.
Në një konferencë për shtyp, Bushati i cilësoi akuzat si spekulim dhe shpifje për motive politike ndërsa ka sqaruar se mjeti me të cilin abuzohet është blerë dhjetë vjet më parë nga ish-kryetari i KKRT-së Sefedin Çela i cili është zgjedhur nga qeverisja socialiste.
“Mjeti në fjalë së bashku me pajisjet e tij teknike është blerë 10 vite me parë me një vlerë prej 767 115 940 lekë të vjetra dhe KKRT ka paguar vetëm gjysmën. I sugjeroj deputetit Dalipi t’i kërkojë informacion z Sefedin Cela, i zgjedhur nga e njëjta forcë politike që z. Dalipi i përket se pse nga KKRT e vitit 2002 është parë e arsyeshme të shpenzohen 375 milion lekë nga paratë e taksapaguersve shqiptarë për një mjet që rezulton se ka dalë shumë rrallë në terren” ka theksuar Bushati.
Kryetarja e KKRT-së Bushati i ka kërkuar deputetit Dalipi t`i përgënjeshtrojë publikisht deklaratat e tij ndërsa shtoi se nëse konstatohen shkelje do të merren të gjitha masat e parashikuara nga ligji.
“Deklaratat e z Dalipi i konsideroj shpifje spekullim me motive politike dhe i kërkoj t’i tërheqë publikisht. Informacionin e detajuar për këtë cështje do e gjejë ditën e hënë në Kuvend”.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: KKRT, Bushati: Alfred Dalipi, makinën e bleu Sefedin Cela, jo unë