E Diel, 1 Nëntor 2026

Hillary Clinton shuan çdo dyshim: Pas betimit të Presidentit Obama, largohem nga departamenti i shtetit

12-11-2012 / Gazeta 55

Sekretarja amerikane e shtetit: Këto 20 vitet e fundit nuk është mundur të bëj pushime

“Të vetmen gjë që dua, është të fle”. Kjo është deklarata e sekretares amerikane të shtetit Hilari Clinton  në një intervistë  për gazetën amerikane “Neë York Times”.
E lodhur tmerrësisht nga udhëtimet jashtë shtetit  Clinton  shpreh nevojën e saj për stervitje, gjumë dhe pushime.
Ajo thotë se këto 20 vitet e fundit nuk është mundur të bëj pushime.
Sekretarja amerikane e Shtetit, ka bërë të qartë se të paktën për vitin e ardhshëm do të largohet nga Departamenti i Shtetit menjëherë pas betimit të presidentit të rizgjedhur Barack Obama në janar.
Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, zonja e diplomacisë amerikane në 4 vitet e fundit, ka vizituar 112 shtete. Në të njëjtën kohë shtohen fjalët në SHBA sipas të cilave bashkëshortja e ish presidentit do të kandidoj për fronin presidencial në betejën e ardhshme për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e 2016.
Sipas gazetës “Politiko”, dhe një sondazhi të saj “Public Policy Polling” të mbajtur vetëm 2 ditë pas zgjedhjeve amerikane tregoi se 58% e republikanëve duan Hillary-n  në Shtëpinë e Bardhë.
Në të kundërt, Joe Biden, i cili rinovoi  mandatin e Zv. presidentit nuk është shumë i popullarizuar në vendin e tij.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›