James Jones në Moskë
Këshilltari i presidentit amerikan për siguri kombëtare, James Jones, është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në fillim të negociatave, të cilat u përqendruan në reduktimin e arsenalit bërthamor të dy vendeve dhe çështjen e programit bërthamor të Iranit.
Jones sot në Moskë u takua edhe me homologun e tij rus, Nikolai Patrushev. Besojmë se përpjekjet e intensifikuara do të na lejojnë që të zbatojmë marrëveshjen, e nënshkruar mes presidentëve tanë, për të nënshkruar marrëveshjen e re për reduktimin e arsenalit bërthamor, para skadimit të afatit të marrëveshjes së vjetër, theksoi Lavrov.
Jones theksoi se ka zhvilluar diskutim mjaft të mirë me Lavrovin në lidhje me disa çështje bilaterale, por nuk ofroi detaje tjera më të hollësishme.
Gjatë vizitës së tij në Moskë, në korrik të këtij viti, presidenti amerikan, Barack Obama dhe ai rus, Dimitri Medvedev, u pajtuan që brenda shtatë viteve, dy vendet të reduktojnë deri në 1500 numrin e predhave bërthamore që posedojnë.
SHBA-ja ka synuar që çështjen e reduktimit të arsenalit bërthamor ta ndajë nga plani për stacionimin e mburojës së planifikuar anti-raketore në Europën Lindore, por Moska, e cila ka kundërshtuar ashpër mburojën, vështirë se do ta pranojë këtë.